Tre shqiptarë janë duke terrorizuar Italinë prej një jave. Ata udhëtojnë me një Audi të verdhë dhe grabisin biznese dhe shtëpi. Për policinë deri më tani ka qenë e pamundur t’i kapë.
Gazeta ‘Dita’ shkrkuan sot duke iu referuar mediave italiane, se policia është vënë në ndjekje të Audit prej një javë, madje për kapjen e tij po patrullojnë edhe helikopterë.
Tre të dyshuarit lëvizin me shpejtësi të frikshme natën mes Padovas dhe Venecias, duke shkaktuar frikë tek drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë natën.
Ata u pikasën të enjten nga një patrullë policie, por kanë mundur t’iu shmangen atyre, për shkak të shpejtësisë së madhe të Audit, që shkon deri në 300 km në orë.