Një aksident i rëndë ka ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut ku autobusi i linjës së Petrelës është përplasur me një automjet tip “Audi”.
Për pasojë janë lënduar 6 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë te Trauma.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Njoftimi:
Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyre kundravajtje duke i dale para autobusit urban dhe eshte shkaktuar aksidenti.
/a.r











