Pothuajse një javë pas sulmeve terroriste në teatrin Bataclan në Paris, ku u vranë 89 persona dhe u lënduar 200 të tjerë, muzika do të rinis në teatër. Lajmi u konfirmua nga menaxheri Dominique Revert në një intervistë për Billboard.
Ai nuk e dha një datë, por tha se artistët do të ngjiten në skenë shumë shpejt. Teatri për herë të parë u hap në vitin 1864 dhe në të kanë performuar yje të shumtë si Kanye West, Jeff Buckley dhe Foo Fighters.