• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Aty s’ka kthim mbrapa’/ Çfarë na tregojnë statistikat për intubimin: Vdes apo shpëton?

by Java News
25/11/2020 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse futesh në intubim nuk ka kthim mbrapa!” Ky është një mit urban që në Shqipëri ka filluar të zërë rrënjë gjithnjë e me shumë për shkak të rasteve të rritura të pacientëve që kanë vdekur pas infeksionit me COVID-19.

E njëjta pyetje “Vdes apo jeton nëse futesh në intubim?” po i shqetëson njerëzit kudo në botën e mbërthyer nga pandemia vdekjeprurëse. Mjekët nuk japin asnjëherë përgjigje të prerë. Ata kanë parë me sytë e tyre njerëz që janë ndarë nga kjo jetë, siç edhe kanë parë ta fitojnë betejën pas intubimit.

Po sa janë shanset? Ka disa faktorë që lidhen me shëndetin e secilit pacient.

Megjithatë, gazeta “Si” vendosi të ndërtojë disa grafikë, duke u bazuar në të dhënat zyrtare për muajt tetor dhe nëntor për numrin e të vdekurve gjithsej dhe të intubuarve.

Rezultati do të ishte më i saktë, nëse do të krahasonim të intubuarit gjithsej me të vdekurit gjithsej pas intubimit, por kjo statistikë nuk gjendet në raportet e autoriteteve të shëndetit.

Megjithatë ne vërejmë që në fillim që raporti i të intubuar/ të vdekur në tetor ishte krejt në të kundërt me atë në muajin nëntor megjithëse këtu është llogaritur vetëm 2/3 e muajit.

Siç mund ta shikoni kemi gjithsej 173 të intubuar dhe 123 të vdekur. Pra, më pak. Konkluzioni është i qartë,  jo të gjithë që janë intubuar kanë vdekur. Madje, më shumë mund të kenë shpëtuar sepse tek numri i vdekjeve mund të jenë të përfshirë edhe të vdekur pa qenë nevoja për intubim.

Por, në nëntor panorama tregon tërësisht një tjetër sjellje.

Siç mund ta shikoni ka më shumë të vdekur sesa të intubuar. Një konkluzion, por jo përfundimtar është se  të gjithë të intubuarit kanë vdekur. Një tjetër që jo domosdoshmërisht të gjithë, sepse mund të ketë raste që jo të gjithë kanë vdekur, pasi janë intubuar.

Vdes apo jeton pas intubimit? Është një përgjigje e vështirë.

Por, fakt është që në të dy muajt së bashku, tetor-nëntor, numri i vdekjeve është më i madh se  intubimi dhe ky rezultat është prodhuar pas rritjeve të rasteve eksponenciale në nëntor.

Ky është një fakt dramatik. Kur e pyetën Silva Binon, e cila u infektua me COVID-19 nëse është e vërtetë që  nuk shpëton nga vdekja pas intubimit, ajo nuk dha një përgjigje të prerë, por tha se: “frikë kishte pasur jo pse u infektua nga koronavirusi, por nga intubimi”.

Megjithatë le të mbetemi optimist ashtu si thonë mjekët: intubimi është shansi i fundit.

PS. Intubimi është procesi i futjes së tubit, i quajtur tubi endotraheal (ET), përmes gojës dhe pastaj në ajër. Kjo është bërë në mënyrë që një pacient mund të vendoset në një ventilator për të ndihmuar me frymëmarrje gjatë anestezisë , qetësimit, ose sëmundjeve të rënda. Tubi është i lidhur më pas me një ventilator, i cili shtyn ajrin në mushkëri për t’i dhënë frymëmarrje pacientit.

g.kosovari

Next Post
“Vetëm ata që e kanë kaluar e dinë ç’është COVID”/ Rama publikon VIDEO të pacientit të shëruar: Unë kam jetën e dytë

“Vetëm ata që e kanë kaluar e dinë ç'është COVID”/ Rama publikon VIDEO të pacientit të shëruar: Unë kam jetën e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In