• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aty ku ka grekë nuk ka probleme

by Mero Baze
31/07/2024 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zgjedhjet në Himarë po nxjerrin në sipërfaqe problemin real që ka pakica greke në Shqipëri. Ky problem ka të bëj me përfaqësimin e saj politik, problem I coi në dekadën e fundit ka nxjerr jashtë loje faktorët nacionalist grek në Shqipëri të lidhur me Agimin e Artë.

Pakica greke në Shqipëri aty ku është kompakte e ka deleguar përfaqësimin politik tek dy partitë e mëdha politike në Shqipëri PS dhe PD, ndërsa PBDNJ, partia historike e pakicës greke në Shqipëri e cila rrëshqiti nga një parti e vlerave evropaine drejt Agimit të Artë, ka humbur tërësisht mbështetjen. Në zgjedhjet e fundit Vangjel Dule u detyrua të kandidoj në Tiranë dhe të bëhet deputet nga lista e PD ndërsa mori rreth 500 vota.

Dy bashkitë kompakte të pakicës greke ajo e Dropullit dhe Finiqit që janë thuajse 100 për 100 me minoritarë grek, kanë kryetarë të tyre të zgjedhur me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe nuk kanë janë temë e debatit publik as në Shqipëri as në Greqi.
Banorët kanë ato halle që kanë dhe shqiptarët, probleme me administratën me korrupsionin me infrastrukturën etj.

Përpjekja që në Himarë të bëhet betejë në emër të Agimit të Artë është e dështuar. Është e vërtet që votuesit e importuar nga Greqia janë votues të paguar nga qarqe nacionaliste pas të cilave qëndrojnë pa shumë drojë dhe shërbimet sekrete të vendit fqinjë. Në start ato janë vota të blera shumë herë më të mëdha se ato dhjet vota që tentoi të blej Beleri.

Nga ana tjetër është po aq e gabuar beteja e nacionalistëve shqiptarë që duan të tregohen patriot në Himarë dhe thërrasin nga mëngjesi në dark që Himara është shqiptare. Në Himarë nuk është betejë etnike por garë elektorale.

Problemet e Himarës janë të qarta, është çështja e pronësisë, mungesa e certifikatave, dhe mbi të gjitha interesi I lart I zonës për zhvillim.

Këto probleme zgjidhen nga partitë që janë shumicë në Shqipëri dhe jo nga çeta andartësh grek dhe komitësh shqiptarë,.

Aty ku ka grek në Shqipëri, nuk ka probleme. Në Himarë që duan të shpikin çështje greke dhe çështje shqiptare problem është zhurma që bëhet jo për hallet e himarjotëve por për sponsorët e nacionalizmit.
Ata duhen injoruar.
Përballja reale aty është e Vangjel Tavos, një politikani simbol të pakicës greke që ka në politikë që nga viti 1997, si përfaqësues si grekëve të Shqipërisë në parlament, nën siglën e PS dhe LSI, por që në shumicë I ka vota personale dhe Vangjel Dules përfaqësuesit formal të pakicës grek në Shqipëri .

Për të parë se çfarë duan grekët në Shqipëri shikoni se si ata votojnë Tavon në Dropull e jo Dulen, i cili nuk kandidon dot më as në Dropull as në Himarë. Në fund shkoi në Tiranë nën siglën e PD . Dhe kjo është gjëja më e mirë që ka bërë. Vet nuk ja del dot. Ashtu si dhe Tavo.

Ata që thonë çfarë do Tavo në Himarë, në fakt janë ata që tërhoqën Dulen dy mandatet e fundit nga Dropulli në Himarë ngaqë nuk e votonin në Dropull. Nuk di pse ai u duhej në Himarë e Tavo jo.

Ndaj mos prisni që të fitoj Agimi I Art në Himarë. Himarjotët duan të qeverisen dhe jo të telendisen.

Sa për të bërë zhurmë për “Himarën greke” tani kanë Belerin në Bruksel me tre emra ne Bruksel. Por Himara nuk është as në dorë të nacionalistëve grek dhe as nacionalistëve shqiptarë që duan doemos të thuhet që Himara nuk ka grek. Të dy palet janë pakicë.

Shumica reale janë himariotët që e kanë Himarën tokë të tyre , shtëpi të tyre dhe kanë lidhur aty jetën. Ata që e kanë për Kuletën vijën të diel dhe ikin prap.

Next Post
Marklen Haka ndalohet në Dubai? Zbulohet informacioni që i ka ardhur policisë shqiptare

Marklen Haka ndalohet në Dubai? Zbulohet informacioni që i ka ardhur policisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In