• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ato duar mos m’i drejto se t’i fus në vend tjetër…”, fjalori i rëndë i Mimës ndaj Gjylametit

by A R
28/01/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas sherrit me ofendime e fyerje mes deputetit demokrat Edmond Spaho dhe atij të PS-së, Shalsi, mbledhja e komisionit të djeshëm të PD për CEZ ka degjeneruar edhe në fyerje mes deputetes socialiste Gjylameti dhe ish ministrit demokrat Florion Mima.

Asnjëri prej tre dëshmitarëve të thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për zgjidhjen e kontratës mes CEZ dhe shtetit shqiptar, nuk dëshmoi dje në Kuvend. Deputetët e maxhorancës dhe opozitës në vend të procedurës së pyetjeve kanë kaluar në ofendime personale në drejtim të njëritjetrit, duke dështuar për herë të gjashtë mbledhjen e këtij komision.

Që nga krijimi i tij, ky komision hetimor parlamentar ka mundur të zhvillojë vetëm dy mbledhje me procedurë normale, ndërkohë që 6 të tjera kanë dështuar për shkak të mungesës së dëshmitarëve dhe përplasjeve mes deputetëve. Kryetari i këtij komisioni, Edmond Spaho, kërkoi që Kuvendi të zgjasë me dy muaj punën e komisionit për të pyetur të gjithë deputetët.

Por përfaqësuesit e maxhorancës ishin kundër vendimit, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e Spahos. Mbledhja e komisionit më pas ka degraduar në fyerje personale mes deputetëve Spaho e Shalsi dhe pasi mediat u nxorën jashtë komisionit.

Por burime të “Panorama” kanë sqaruar se debati ka vijuar të jetë me tone të larta edhe pa praninë e mediave. Burimet kanë sqaruar se Gjylameti i ka kujtuar kolegut të saj demokrat se nëse nuk do të ishte deputet do të ishte në burg, më pas gjuha mes deputetëve ka degraduar në fyerje personale.

DEBATI NË KOMISION

Edmond Spaho: Do të kërkojmë zgjatjen e komisionit me rreth dy muaj kohë për të mbyllur procesin hetimor.

Eduard Shalsi: Kemi vënë re keqfunksionimin e këtij komisioni që në fillim. Ju në komision keni bërë prokurorin, gjyqtarin, dëshmitarin, i keni bërë të gjitha. Si mund të funksionojë një komision i tillë?

Edmond Spaho: Po jo gaztorin, atë nuk e bëj dot.

Eduard Shalsi: Unë do të këshilloja të lexoje Vaslav Havelin për të kuptuar ironinë, sarkazmën dhe humorin në rrethanat e një teatri absurd që ju krijoni.

Edmond Spaho: Teatër, ku aktori kryesor je ti.

Eduard Shalsi: Duhet të lexosh libra, të kesh kulturë në këtë drejtim. Që të mos e zgjasim se jua

thashë edhe herë tjetër, pse u larguat nga komisioni në fund? Nëse nuk ju pëlqejnë pyetjet e disa

dëshmitarëve, por kush jam unë që t’i imponohem kundërshtarit për aq kohë sa ai respekton të

drejtën e tij? Mënyra juaj e reagimit është flagrante. Unë jam duke folur, ti më thua gaztor. Unë s’e kam problem të bëj ironi.

Edmond Spaho: As unë nuk e kam problem.

Eduard Shalsi: Po jo se u larguat herën e fundit, ndërkohë që kishim dëshmitarin në komision. Për çfarë e thërret tani dëshmitarin?

Helidon Bushati: Të fillojmë me pyetjen e dëshmitarit.

Eduard Shalsi: E keni zakon që më ndërprisni.

Florjon Mima: Po ke 20 minuta që flet.

Eduard Shalsi: Po sa duhet të flas unë? Më thuaj sa duhet?

Florjon Mima: Fare të mos flasësh se kemi dëshmitarin. E fyeni dëshmitarin në këtë mënyrë.

Eduard Shalsi: Po thuaja kryetarit këtë. Pse u larguat herën e parë? A po pyesnim dëshmitarin?

Ishte ora 8 e një çerek. Ju kemi thënë që në komision rrimë orar e pa orar. Kishit hallin e ndeshjes, nuk e di ça halli kishit.

Edmond Spaho: Ti kishe hallin e ndeshjes. Ti ike. Na kërkove që të ikësh që të shikoje sportin. Po ti je i pafytyrë o burrë.

Eduard Shalsi: Ja e shikon, po t’i je karagjoz. Ik ore karagjoz Edmond Spaho: Ato që thua vetë ia hedh palës tjetër.

Eduard Shalsi: Ik ore karagjoz, ik. S’të vjen turp. Goxha burrë.

Edmond Spaho: Turp të të vijë ty!

Eduard Shalsi: Palaço! Karagjoz!

Edmond Spaho: Karagjoz je t’i që flet me këtë gjuhë.

Eduard Shalsi: Turp të të vijë! Je goxha burrë me thinja.

Edmond Spaho: Je njeri pa integritet.

Blerina Gjylameti: Ngeli ta vlerësosh ti integritetin në komision.

Eduard Shalsi: Ka një rend dite me dëshmitarët, respekto rendin.

Edmond Spaho: Në rend është Erion Luçi.

Eduard Shalsi: Jo, jo, nuk është ai.

Edmond Spaho: Nëse nuk të pëlqen, mund të ikësh.

Blerina Gjylameti: Kërkoj fjalën, e kam për procedurë.

Edmond Spaho: Po flas unë. Kur ta jap unë fjalën, fol. Nuk e merr fjalën duke ngritur dorën.

Blerina Gjylameti: E dua për procedurë. Për procedurë e marr sa herë të dua.

Edmond Spaho: Fjalën ta jap unë, mos bëni arroganten.

Blerina Gjylameti: Arrogantin e bëni ju. Do ta marr për procedurë.

Edmond Spaho: Jo, as për procedurë nuk do ta marrësh fjalën. Nuk ke për ta marrë fjalën. Mbylle mikrofonin. Ndërpritet mbledhja.

DEBATI PA MEDIA

Edmond Spaho: Çfarë qenka kjo punë, do të bëni ju të fortin këtu?

Blerina Gjylameti: Ke ndonjë vendim të ndërmjetëm që e ke thirrur sërish këtë dëshmitarin këtu?

Edmond Spaho: Asnjë vendim tjetër se është vazhdim i pyetjes.

Blerina Gjylameti: Atëherë z.Luçi, ju lutem dilni jashtë. Të marrin një vendim të ndërmjetëm edhe të të pyesin sërish.

Edmond Spaho: Nxirre jashtë nxirre, por do të mbash përgjegjësi!

Blerina Gjylameti: Duhet vendim i ndërmjetëm.

Edmond Spaho: Vendimin e ndërmjetëm kërkoje te Partia Socialiste.

Blerina Gjylameti: Edhe fjalën, kur ta kërkoj për procedurë, dua të ma japësh.

Edmond Spaho: Jo zonjë, lexo rregulloren. Fjalën ta jap unë.

Florjon Mima: Po bëheni qesharakë me këto situata. Nuk mbulohen vjedhjet në këtë mënyrë.

Blerina Gjylameti: Ti përfiton nga mandati i deputetit sepse ti zotëri duhet të ishe në burg. Po, po, me gjithçka që ke bërë kur ke pasur pushtet duhet të ishe në pranga (prangat i demonstron me duar).

Florjon Mima: Kujt i tregon burgun ti? Me kë kujton se je duke folur? Edhe ato duar mos m’i drejto se t’i fus në vend tjetër…

Blerina Gjylameti: Ti je një i pafytyrë! Si nuk ke turp? Turp të të vijë! Më kë kujton se flet kështu ti? Çfarë të dukem unë ty?

Florjon Mima: Mua mos më trego burgun edhe prangat!

Next Post
Gjëja e parë që Trump bën është të firmosë për funeralin e tij!!!

Trump do t’i forcoje lidhjet me Shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë

October 30, 2026
“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

October 30, 2026
Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

October 30, 2026
BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

October 30, 2026
Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

October 30, 2026
“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

October 30, 2026
Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

October 30, 2026
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: Nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote, por do ketë zgjedhje te reja

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

October 30, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, u burgos si administrator, do të dalë si politikan i plagosur

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In