• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atmosferë e gëzueshme në Tiranë, ndizen dritat e festave te Pazari i Ri (Foto)

by Java News
19/11/2019 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festat e fundvitit po trokasin në kryeqytet. Siç është bërë traditë tashmë, Pazari i Ri, i shndërruar në një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë, ndezi dje mbrëma dritat e festave. Nën ritmet e muzikës së fëmijëve dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, dritat e pemës së Krishtlindjeve te Pazari i Ri shënuan simbolikisht mbërritjen e festave dhe atmosferës së gëzueshme në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi të gjithë fëmijët për festat dhe shtoi se edhe në këto ditë të gëzueshme Tirana do të jetë solidare dhe mirënjohëse.

“Në Bashkinë e Tiranës marrim çdo ditë nga një mijë letra dhe kërkesa, por këtë vit morëm një peticion nga të gjithë kalamajtë e Pazarit të Ri, të cilët thoshin se kemi qejf t’i hapim dritat pak më shpejt. Ca njerëz thanë se nuk ka lezet, koha nuk është ftohur ende, dhjetori s’ka ardhur, por pastaj stafi im më tha: Po ne këto gjëra të bukura i bëjmë për kalamajtë, nëse kanë qejf që t’i ndezim dritat më herët, tek Pazari i Ri do i ndezim më herët. Ndaj, gëzuar festat! Dua që të gjithë të përqafoni dikë që keni pranë, që s’e keni takuar më parë, të jepni nga një përqafim, të tregojmë se Tirana është jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe kryeqyteti i dashurisë, mirësjelljes, mirënjohjes dhe i solidaritetit! Faleminderit të gjithëve nga zemra. Gëzuar, mbarësi, shëndet e lumturi të gjithëve!”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se pas Pazarit të Ri, dritat e festave do të ndizen edhe në sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit, për të sjellë një atmosferë sa më festive për qytetarët. “Dua shumë që si çdo vit të ndezim dritat në çdo lagje të Tiranës. Do e fillojmë nga Pazari i Ri, më pas do e vazhdojmë në disa sheshe kryesore, sepse duam që festa të mos jetë vetëm në qendër, por në të gjithë territorin e Tiranës. Dua që të gjitha bizneset, ata që mund të rregullojnë vitrinën e tyre, ballkonin e tyre, ata që mund të rregullojnë portën e shtëpisë, hyrjen e pallatit, të gjithë të na japin një dorë, që e gjithë Tirana të jetë një ambient festiv”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po punon që edhe familjet e prekura nga tërmeti ta kalojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja, ndërsa ftoi fëmijët dhe prindërit e tyre që të kontribuojnë që të gjithë fëmijët e Tiranës të festojnë. “Kemi shumë fëmijë në disa zona në fshat, aty ku ra tërmeti dhe ka prishur disa shtëpi, të cilat po nxitojmë t’i ndërtojmë përpara se të vijë fundi i vitit, por dua që të gjithë kalamajtë që kanë një mundësi për të bërë një dhuratë të vogël për moshatarin apo moshataren e tyre në fshat, në zonat që janë prekur nga tërmeti, të sigurohemi që të gjithë kalamajtë e Tiranës i festojnë festat”, tha Veliaj.

Gjithashtu, ai theksoi se këtë javë Tirana pret përgjigjen për t’u përzgjedhur si kryeqyteti europian i rinisë për vitin 2020.

“Edhe unë i kam shprehur një dëshirë Babagjyshit. Të enjten do marrim vesh nëse Tirana është përzgjedhur si kryeqyteti i Evropian i Rinisë. Nëse të enjten na jepet çmimi në Francë, dua që ta kthejmë të gjithë vitin 2022, ku disa prej jush nuk do jeni më fëmijë, por do keni shkuar në gjimnaz apo do keni bërë gjëra që bëjnë të rriturit, të na ndihmoni që atë që po bëjmë për këtë brez, ju ta bëni më pas për ata që do jenë kalamaj në brezin tuaj”, u shpreh ai. /e.s/

Next Post

Buxheti/ Presidenca kërkon fond për dixhitalizimin, Fino: Ju të Presidentit jeni të përkëdhelur, as lekët s'po harxhoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In