• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atje nuk është “HA-MER-IK”

by Artur Ajazi
15/12/2024 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Afro 26 vjet më pare, një njeriu im i afërt, iku bashkë me familjen në SHBA. Ikën me llogarinë amerikane. Në Tiranë, ai ishte drejtor shkolle, gruaja e tij ekonomiste, dhe 2 fëmijët në shkollë. Merrnin rroga të mira, gëzonin edhe shëndet të mirë. Të mos e zgjat. Pas 2 vitesh që vajtën në amerikë, (ku punonte si roje tek një qendër tregetare) kushuriri im u bë për paterica, të cilat i ka edhe sot e kësaj dite. E shoqja fshinte xhamat e 4 lokaleve dhe mbanin familjen. Fëmijët u rritën, dhe natyrisht morën drejtimin e duhur.

Ata sot nuk jetojnë me prindërit, dhe takohen bashkë 1 ose 2 herë në muaj. Kaq. Por prindërit e tyre sot e ndjejnë vetminë, aq sa ndjejnë edhe mungesën e shëndetit. Flisja shpesh vitet e para në telefon me kushuririn tim. Muajt e para, ishte entuziast. Në mbyllje të vitit të parë të qëndrimit në SHBA, kujtoj se më tha “ah mor vëlla, nuk qenka siç e kisha menduar, amerika nuk qenka “HA-MERR-IK”, por qenka punë dhe vetëm punë”.  Punonte nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 20.00 të darkës. Ato para që merrte ai dhe gruaja, u grumbulluan dhe blenë një shtëpi,e cila sot ka mbetur pothuajse bosh, (dhe po kërkojnë ta shesin) pasi 2 fëmijët kanë ikur dhe shikojnë jetën e tyre. Madje djali nja 700 km larg, dhe vajza nja 1200 km larg qytetit ku banonin me prindërit.

Shpesh në telefonatat që bëja me qahej “nuk e kisha menduar të më dilte kështu, jam i zhgënjyer, kemi mbetur vetëm, por  nga turpi nuk kam si kthehem më në Tiranë”. Duket se ëndërra amerikane e kushuririt tim doli një “HIÇ” e nakatosur me zhgënjim. U bë sakat vetë, gruaja punon Akoma, pasi i duhet edhe 1 vit të marrë pensionin, fëmijët i sheh rrallë, dhe malli për vendin e lindjes Shqipërinë, po e djeg për së gjalli. E tregova këtë histori shkurtimisht, sepse do të duheshin faqe e faqe të tëra, për të treguar strapacimet e kushururit tim në amerikë. Eshtë e vërtetë se, SHBA, (akoma pa e provuar) mbetet ëndërra e shumë shqiptarëve, ashtu siç është e vërtetë se, atje nuk është as siguria, as qetësia, as njerëzillëku, dhe as jetesa si këtu në Shqipëri.

Amerika është vendi ku zjen  puna, dhe jo vendi ku  rrihet në kafene gjithë ditën. Atje kapitalizmi është i egër, dhe kush e harron, dhe beson se do të gjejë “sofrën shtruar”, do të zhgënjehet si kushuriri im. Dhe nuk është i vetmi ai. Shumë shqiptarë kanë ëndërruar për të vajtur me llotari, apo dhe vizë të gjatë qëndrimi në amerikë. Por atje ose janë përshtatur  të vetëdetyruar, ose janë zhgënjyer. Ka qindra raste që janë rikthyer, edhe pse u është dashur të përballen me  kritikat e njerëzve këtu, që nuk e kanë idenë fare të intensitetit të jetës  amerikane. Ndryshon gjithçka, sa zbret  në “Tokën e Premtuar”.

Ndryshon përshëndetja me komshiun (që nuk ti hedh sytë fare) ndryshon zgjimi në mëgjes, nisja për punë, orari i punës, kafeja e ushqimi ditor, ndryshon prazari që bën, shëtitja, ku nuk i intereson askujt  kush je, dhe nga vjen.  Tek pashë videon e Parashqevi Simakut, yllit të këngës shqiptare, të katandisur si mos më keq rrugëve të New Jorkut, nuk ndjeva habi, por veç keqardhje. Këtu Parashqevia, do të ishte “mbretëresha” e ledhatuar e muzikës, dhe do të kishte respektin dhe gjithë dashurinë e shqiptarëve.

Ajo iku atje, në fillimin e viteve ’90, duke besuar se do të “prekte Hollivudin”, duke mos e menduar  ndoshta kurrë, katastrofën jetësore. Tashmë rikthimi i saj në Tiranë, dhe akomodimi deri në detaje, i takon qeverisë dhe shoqerisë shqiptare, për të vendosur në vend emrin dhe kontributin e një Artisteje, që në amerikë u kthye në lypse rrugëve të New Jorkut.

Next Post
Shpërndanin doza me lëndë narkotike, tre të arrestuar në Vlorë

Shpërndanin doza me lëndë narkotike, tre të arrestuar në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In