• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Atje kam zhvilluar vetëm dy gjyqe”, Lapaj flet për akuzat mbi vjehrrin, ish-kryetar i Gjykatës së Sarandës

by A R
10/06/2025 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, drejtuesi i koalicionit “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, u akuzua se kishte përdorur të shumta për mitingje brenda dhe jashtë vendit, një pjesë e të cilave nga vjehrri i tij që ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në fund të vitit 2017, kur doli nga sistemi.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lapaj tha se që nga dita kur ka filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur vjehrri u largua nga puna, ai i kishte ndaluar vetes të merrte pjesë në procese gjyqësore në gjykatën e Sarandës.

“Shko në Gjykatën e Sarandës bëj një kërkesë dhe thuaj: që nga dita që Adriatiku është martuar, deri në ditën që ky zotëria ka qenë gjyqtar, a ka zhvilluar ndonjë proces gjyqësor në atë gjykatë? Dhe sa kohë ka qenë ai gjyqtar?

E dini që nga dita kur jam martuar unë ai është larguar nga sistemi. Kanë kaluar vetëm dy muaj. Unë jam martuar në dhjetor të vitit 2017.

Që nga dita kur djali është identifikuar si i dashuruar, pra, që në universitet dhe deri në ditën që ai u largua nga sistemi, a ka pasur ndonjë gjyq të zhvilluar nga Adriatik Lapa në Gjykatën e Sarandës? A jeni në gjendje ta verifikoni këtë?

Që nga dita kur kam filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur ai zotëria u largua nga puna, unë ia kisha ndaluar vetes të merrja pjesë në procese gjyqësore në atë gjykatë. Që nga dita kur kam përfunduar shkollën dhe jam bërë avokat, e deri në ditën që ai doli nga sistemi, unë nuk kam pranuar të bëj gjyqe në atë gjykatë. Kam zhvilluar vetëm dy gjyqe: një me trup gjykues nga Gjirokastra dhe një tjetër që ishte çështje e thjeshtë, pa ndonjë rëndësi dhe pa lidhje. Ai nuk ka qenë fare pjesë e atyre gjyqeve. Jam ruajtur që të mos shkoj fare në atë gjykatë. Aspak.

Pjesa dërrmuese, u rrotulluan nga çdo anë…pasi u morën me Sorosin dhe e panë që s’pinte më ujë, ajo kë ka pas ky me njollë në biografi?  Ky që ka i martuar me vajzën e filanit. Çfarë thonë njerëzit? Njerëzit i thonë gjyqtarë, po gjyqtarët njerëz të korruptuar. Ti biem këtij te vjehrri. Po unë jam unë, ore ai, dhe mund ta ketë shkelë ligjin. Unë tani mbaj përgjegjësi për të? Se s’ka dhe logjikë”- tha Lapaj.

Next Post
Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie, dokumentet për Metën vazhdojnë të vijnë

"Mendoni se është rastësi Apeli i Veliajt me hetimet ndaj meje?", Meta: SPAK përgjegjës për rrëmbimin tim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk pashë ndonjë fakt”, Luarasi për akuzat e Ahmetajt: Konflikti i interesit e bën të pabesueshëm

“Realitet i dhimbshëm”- Deputetja socialiste Iris Luarasi në krah të Egla Cenos pas mesazhit kërcënues!

September 23, 2026
Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

September 23, 2026
Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

Berisha mbledh sot Kryesinë pas ngjarjeve të fundit, pritet të zbulohet se çfarë strategjie do të ndjekë PD-ja!

September 23, 2026
“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

September 23, 2026
Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

September 23, 2026
Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com