• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atipizimi i Edi Ramës

by Java News
25/07/2021 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Kasolli

Edi Rama vazhdon të mbetet një politikan atipik. Dhe me këtë nuk e kam fjalën për sjelljet ekzibicioniste që ai shpeshherë ka demonstruar. Apo bilancin e qeverisjes së tij në të gjitha pozitat që ka gëzuar deri më tani. Sepse kjo është një temë në vete. Por për një veçanti tjetër.

Gjatë karrierës së tij të bujshme ai asnjëherë gjakimin për pushtet, këtë shtysë psiko-politike, nuk e ka ndarë nga pasioni i thellë për ta lëvruar edhe gjuhën shqipe në çdo komunikim të tij. Shfaqjet e tij shpeshherë të krijojnë ndjesinë e të pamundurës. Të një standardi që shumë shpejt mund të  vendoset në muzeun e retorikës shqiptare. Sidomos kur sheh murmurimat dhe llomotitjet e përcipta të shumicës së politikanëve tjerë.

Në qenien e tij publike banojnë në mënyrë impresive politikani, shtetari, artisti dhe eseisti brilant. Sa i përket këtyre cilësive lirisht mund të themi se Edi rangohet në galerinë e personaliteteve ikonike që kanë vepruar në universin tonë, sikurse kanë qenë Fan Noli, Arben Xhaferi etj. Sepse edhe ata i kishte dalluar një përkushtim fisnik për t’i lartësuar thesaret tona gjuhësore. Madje, siç thotë Ismail Kadare, ishte pikërisht Fan Noli ky “kalorës i vrerosur” që ia siguroi gjuhës shqipe disa nga krenajat e letërsisë botërore.  Megjithëse jetëshkrimi i tyre politik ka qenë tjetër.

Megjithatë, as sot as në Partinë Socialiste nuk shihet në horizont ndonjë politikan që në të ardhmen do mund të dallohej më këto tipare. Shumica e atyre që vegjetojnë nën hijeroren e Edit u përngjasojnë “mumieve” burokratike dhe të pushtuara nga sensi i mediokritetit të mbijetesës ditore. Prandaj shtrohet pyetja a është fenomeni Edi i veçantë? Apo ishte klima në Partinë Socialiste unike në kohën kur Edi u katapultua në politikën shqiptare që e mundësoi këtë lloj të performancës në jetën publike shqiptare?

Nuk ka dyshim se suksesi i tij mbetet pjesë e pandashme e vullnetit të tij ngulmonjës  për t’u ngritur në lartësitë e Olimpit politik. Dhe po ashtu nuk mund të mohohet fakti se në këtë rrugëtim ai  kaloi nëpërmjet asaj që e ka quajtur edhe vetë “atëvrasje politike”. E kjo arritje nuk mund të imagjinohet pa aftësinë e tij për t’u revoltuar kundër etërve themelues të këtij formacioni. Fenomen ky i papërsëritshëm në kulturën tonë politike.

Sidoqoftë, nuk mund të mohohet as fakti se mbase ka qenë edhe modeli që inauguroi kjo parti në krye me Fatos Nanon që i hapën portat e partisë për llojin e politikanëve sikur Edi. E që nga ajo kohë kjo parti ka mbetur e vetmja që e ka toleruar dhe stimuluar këtë frymë të aksionit politik. Kurse mjerisht një model i tillë mungon edhe sot.

Ne nuk mund ta dimë se cila do ishte karriera politike e Edi Ramës pa ftesën tunduese që ish-lideri i të majtës i bëri atij. Mbase kryetari aktual i PS-së do ishte në ndonjë parti tjetër, do ta kishte krijuar një formacion tjetër politik nga forcat vetanake, apo do ta vazhdonte jetën prej një artisti të vetmuar e duke na dhuruar libra tjerë estetik të përkthyer sikur ajo e Kandinskit?

Këtyre dilemave nuk mund t’u përgjigjemi me siguri asnjëherë. Sepse këto vramendje i karakterizon një “enigmë sfinksi”. Por ajo që dihet deri më tani është se nga Partia Socialiste e Fatos Nanos ka dalë një Edi, kurse nga kjo e Edi Ramës ende nuk vërehet një i tillë.

Next Post
Deficiti, ministrja Anila Denaj: Borxhi po rritet për të stimuluar ekonominë

Deficiti, ministrja Anila Denaj: Borxhi po rritet për të stimuluar ekonominë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In