• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Athinë, takohen komisionet dypalëshe për varrezat greke në Shqipëri

by Java News
21/10/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht deklaratave të politikanëve grekë dhe shqiptarë lidhur me çështjet e hapura mes dy vendeve, në nivel teknik duket se bashkëpunimi mes palëve vazhdon normalisht. Mbi të gjitha për problemin e krijuar lidhur me ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri.

Sikurse ishte njoftuar edhe më parë, në Athinë është zhvilluar takimi i radhës së komisioneve dypalëshe për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Për dy ditë, komisionet kanë zhvilluar bisedime teknike në kryeqytetin grek për kapërcimin e pengesave lidhur me ndërtimin e varrezave.

Ndonëse nuk ka detaje lidhur me diskutimet, Top Channel ka mësuar se palët kanë dialoguar në një klimë miqësore.

Ekspertët kanë sqaruar dhe zgjidhur një sërë paqartësish teknike lidhur me procedurat dhe mënyrat e identifikimit të eshtrave të ushtarakëve të rënë në frontin e Luftës së Dytë Botërore, si dhe detaje të tjera lidhur me problematikën e marrëveshjes në fjalë.

Komision shqiptar kryesohej prej Dedë Prenga, gjeneral brigade dhe komandant i KDS-së, ndërsa pala greke prej Themistoklis Burolias, gjeneral major i Forcave Ajrore. Sipas marrëveshjes, takimi i radhës duhet të zhvillohet brenda 6 muajve në Tiranë./a.k

Next Post
“Kosovën dhe Shqipërinë nuk i bashkojmë dot, por të paktën t’i dalim në mbrojtje njëri tjetrit”

"Kosovën dhe Shqipërinë nuk i bashkojmë dot, por të paktën t'i dalim në mbrojtje njëri tjetrit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com