Një shqiptar ka qëlluar me armë në lagjen Galatsi të Athinës pas një mosmarrëveshje me një shpërndarës të shërbimit delivery.
Në fakt, shqiptari kishte kryer një porosi online dhe kur shpërndarësi i erdhi tek banesa, shqiptari i hodhi nga ballkoni çelësat dhe i kërkoi që t’ia sillte porosinë lart.
Shpërndarësi nuk pranoi dhe aty nisi debate mes njëri-tjetrit.
Punonjësi u kthye në dyqanin ku punonte, ndërsa shqiptari e ndoqi së bashku me dy shokët e tij.
Kur e pa shpërndarësin, shqiptari nisi të qëllojë me armë, teksa nuk pati të lënduar. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga Policia.