• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Athina, thirrje vendeve të BE: Të realizohet perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor

by A R
20/10/2019 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme greke përmes një deklarate për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, theksoi se Greqia e ka mbështetur  prej një kohe të gjatë këtë perspektivë.

“Kjo perspektivë u hap në samitin e BE-së të zhvilluar në Selanik në 2003 dhe të cilën Greqia e mbështeti me të gjitha forcat si rruga për konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, të dhënë pas mosarritjes së dakordësisë në Këshillin Europian në Bruksel në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Deklarata citon kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis në mbledhjen e Këshillit Europian në Bruksel,sipas të cilit ky qëndrim mbetet një nga pikat konstante kryesore të politikës së jashtme greke.

“Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e bëra nga vendet e rajonit për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në familjen tonë europiane. Për të arritur këtë qëllim, ne i inkurajojmë këto vende që të qëndrojnë të përkushtuara në rrugën e reformave, të cilat mund të kenë vetëm një efekt pozitiv në qasjen e tyre ndaj Bashkimit Europian dhe në jetën e qytetarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të realizuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, për të mirën e rajonit dhe vetë Europës”, thuhet në deklaratë.

/a.r

Next Post
Zbulohen 30 arkivole egjiptiane, datojnë 3 mijë vite më parë

Zbulohen 30 arkivole egjiptiane, datojnë 3 mijë vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com