• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Athina nën kërcënimin e flakëve, disa banesa në rrezik

by A R
01/08/2017 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetra zjarrfikës u mobilizuan për të vënë nën kontroll flakët që kërcënuan banesat, në një lagje periferike, në juglindje të Athinës, në orët e vona të së martës.

Më shumë se 70 zjarrfikës dhe 30 automjete të asistuara nga helikopterë, luftuan për orë të tëra kundër zjarrit në periferinë e Kalyvia, rreth 35 kilometra në juglindje të Athinës.

Flakët u përhapën me shpejtësi përmes kodrave, duke djegur pemët dhe shkurret, e duke iu afruar banesave. Era e fortë që ka përfshirë vendin, ia vështirësoi edhe më shumë punën zjarrfikësve, që u vunë në garë me kohën, për të shuar flakët para rënies së natës.

Autoritetet thanë se puna do të vazhdonte edhe gjatë natës, pasi erërat nuk pritet të qetësohen dhe ekziston frika se flakët do të përhapen edhe më tej. Qarkullimi në rrugët rreth zonës është ndaluar.

Greqia preket shpesh nga erërat e forta dhe temperaturat e larta gjatë verës, ndërthurje kjo që shkakton zjarret. /b.d

Next Post
“Vëllai im ia ka hedhur Enverit”. Si fliste kundër regjimit motra e Kadaresë

"Vëllai im ia ka hedhur Enverit". Si fliste kundër regjimit motra e Kadaresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com