• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Athina në “flakë”/ Protesta të dhunshme, një 19-vjeçare u përdhunua në Komisariat nga dy policë

by Java News
24/10/2022 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, dy oficerë të policisë greke u arrestuan pasi akuzohen për përdhunimin e një 19-vjeçareje në një stacion policie në qendër të Athinës.

E reja ka deklaruar se mbrëmjen e 11 tetorit është përdhunuar në Komisariatin e Omonisë nga dy oficerë të policisë, njëri 24 dhe tjetri 27-vjeç. Sipas 19-vjeçares, dy policët i kishin kërkuar që të shkonte në Komisariat rreth orës 23:30, dhe pasi kishte mbërritur atje, ata e kishin çuar në bodrum dhe e kishin përdhunuar të dy me radhë.

Pas përhapjes së lajmit, në Athinë pati protesta të shumta në solidaritet me 19-vjeçaren që denoncoi rastin e tmerrshëm. Këto protesta janë shoqëruar edhe me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve që protestonin. Mijëra qytetarë kanë denoncuar përdhunimin e 19-vjeçares në Komisariatin e Omonias nga dy punonjës policie dhe tentativën e tyre për të mbuluar krimin.

Deklarata dhe protesta e qytetarëve vjen pasi dy policët e rinj në moshë kanë mohuar akuzat e 19-vjeçares dhe kanë deklaruar se marrëdhënia mes tyre ka qenë konsensuale.

Qytetarët në Greqi po protestojnë edhe kundër rastit të një polici që dyshohet se është përfshirë në një skandal pedofilie ku janë të përfshirë rreth 70 persona./m.j

Next Post

Pse partitë e vogla nuk e provojnë me kandidatë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com