• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Atentator i padukshëm”, zyrtari i lartë në Kinë arrestohet pas skandalit me koronavirusin

by Java News
22/04/2020 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministri kinez i sigurisë publike, Sun Lijun, është arrestuar së fundmi pasi akuzohet se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin”.

Analistët vendas e përshkruajnë Sun Lijun si një “atentator të padukshëm”, i cili ka luajtur një rol kryesor në përpjekjet e Presidentit Xi në 2015 për të kapur disidentë, përfshirë pasues të lëvizjes Falun Gong dhe juristë për të drejtat e njeriut.

Arrestimi i tij, thonë vëzhguesit, pas burgosjes së ish-shefit të Interpolit, Meng Hongwei në fillim të vitit për marrje ryshfeti, tregon se po bëhen lëvizje në rrethin e brendshëm të udhëheqjes së Presidentit Xi në këtë situatë të trazuar nga koronavirusi dhe kritikat e drejtuara ndaj Kinës për reagimin ndaj epidemisë.

Pastrimet partiake

“Këto nuk janë hetime kundër korrupsionit. Këto janë sinjale ndaj të gjithë partisë për kontrollin që ushtron Xi Jinping”, tha një jurist për të drejtat civile për Zërin e Amerikës, duke folur në kushte anonimiteti.

Ai e krahasoi arrestimin e zotit Sun me konfliktet e brendshme në kohën e Mao Cedunit. Mao ishte themeluesi i Republikës Popullore të Kinës dhe besonte në kontroll të fortë të partisë mbi të gjitha aspektet e jetës.

Sipas juristit, Sun mund të jetë arrestuar se nuk shihej si “besnik sa duhet”.
Një tjetër aktivist thotë se Sun akuzohej se “kishte treguar mungesë respekti” – një akuzë se ai nuk ka treguar besnikëri ndaj udhëheqësit Xi.

Të dielën në mbrëmje, Ministria kineze e Sigurisë Publike nxori një deklaratë, ku shprehte mbështetje për hetimet, në kuadër të fushatës së Presidentit Xi për të çrrënjosur korrupsionin. Pa dhënë shembuj të akteve të Sun, munistria shpjegonte se si anëtarët e partisë duhet të dëshmojnë “besnikëri absolute” ndaj boshtit, një term që i referohet zotit Xi. Ministria shtonte se anëtarët duhet të tregojnë kujdes për të mos vepruar si njerëz “me dy fytyra”.

Sun, 51 vjeç, ka kryesuar agjencinë që merret me sigurinë e brendshme politike dhe çështjet e sigurisë me Hong Kongun në ministrinë e sigurisë publike.
Më parë, ai ka qenë drejtor i zyrës për Hong Kongun, Makaun dhe Tajvanin në këtë ministri, si dhe zëvendës drejtor i zyrës 610, e cila merrej me shtypjen e pasuesve të Falun Gongut.

Sun është parë për herë të fundit në Wuhan përkrah Presidentit Xi, në përgjigje të epidemisë së koronavirusit.

Manjati në mërgim Guo Wenqui tha se zoti Sun nuk konsiderohej kurrë ndër të besuarit e afërt të zotit Xi, pasi kishte punuar nën Meng Jianzhu – ish-sekretar i komitetit të Partisë Komuniste për çështje politike dhe ligjore.

Banda e Shangait

Guo tha se Sun dhe Meng ishin pjesë e një grupi që kishte marrë nofkën Banda e Shangait, e udhëhequr nga rivali politik i zotit Xi, ish-presidenti Jiang Zemin. Zoti Jiang ishte në detyrë kur Britania dorëzoi kontrollin mbi Hong Kongun dhe shihet si arkitekt i reformave që e ndihmuan Kinën të bëhet një fuqi ekonomike globale.

Zoti Guo e quan Sun Lijun “vrasës,” duke thënë se Sun duhet të mbahet përgjegjës për vrasjen dhe persekutimin e disidentëve në vend dhe jashtë tij. Ai fajëson zotin Sun për shpronësimin e zotërimeve të tij.

Sipas Guo Wenqui, zoti Sun ka grumbulluar miliarda dollarë zotërime në llogaritë bankare të gruas në Australi, ku jeton bashkëshortja e tij me djalin 19-vjeçar, të dy shtetas australianë.

I sakrifikuar nga Xi

Wang Xili është disident kinez me banim në Tajvan. Ai thotë se arrestimi i zotit Sun është pjesë e hetimeve për korrupsion, ose rezultat i konflikteve të brendshme. Zoti Wang thotë se beson që partia po përpiqet ta përdorë arrestimin e zotit Sun për të mbuluar persekutimet e mëparshme të juristëve që punonin për të drejtat civile. Zoti Wang thotë se Sun mban një pjesë të fajit për persekutimet e 2015-ës.

“Sun Lijun ishte komandant i përgjithshëm i fushatës së goditjes së disidentëve më 9 korrik. Shumë burime kanë konfirmuar se agjentët shtetërore i raportonin atij drejtpërdrejt”. Arrestimi i zotit Sun ka zgjuar diskutime të ndezura në Twitter. Disa e quajnë rastin e tij sinjal për anëtarët e tjerë të partisë se do të sakrifikohen nëse zgjedhin anën e gabuar. Në faqen kineze të komenteve, Weibo, mijëra vetë që kishin shprehur opinione ishin censuruar, përveç atyre që kishin shprehur mbështetje për arrestimin e zotit Sun. /VOA/

Next Post
Akuzat e opozitës ndaj qeverisë/ Meta: Kufizimet për shkak të pandemisë të përdoren për menaxhimin e krizës

Akuzat e opozitës ndaj qeverisë/ Meta: Kufizimet për shkak të pandemisë të përdoren për menaxhimin e krizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com