• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati sot në Laç, identifikohet autori, zbardhen motivet

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë orë pas një atentati me armë zjarri të ndodhur sot në qytetin e Laçit, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Ai është shtetasi Alket Rrema, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Pas një konflikti verbal të çastit për motive të dobëta, Rrema ka qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit të shtetasit N.B., i cili për fat të mirë nuk është lënduar.

Të shtënat me armë tip pistoletë paraditen e sotme në qytetin e Laçit të kujtonin skenën e xhirimit të ndonjë filmi me mafioz, ndërsa i riu N.B vraponte për t’ju shpëtuar plumbave… Gjithçka ishte e vërtetë! I riu që udhëtonte me një automjet tip “Benz” në ngjyrë të kuqe, me targë AA 490 Jl, ishte shënjestra e shtetasit Alket Rrema, i cili nuk u ndal së qëlluari me pistoletë, ndonëse rrugët e Laçit ishin të mbushura plot me njerëz.

Breshëria e plumbave u derdh mbi mjetin e shtetasit N.B, por pa e prekur, ndërsa fatmirësisht shpëtuan edhe kalimtarët e shumtë. Pas atentatit autori ka mundur të largohet me autoveturë nga qyteti duke i shpëtuar arrestimit të policisë. Blutë e Kurbinit tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë këqyrjen e mjetit që ka lënë aty i riu, i cili ishte edhe objekt i atentatit.

DEKLARATA E POLICISË SË LAÇIT

Më datë 17.09.2016, rreth orës 13.30 është njoftuar se ne afërsi të bankës së vjetër Laç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 490 JL në pronësi të shtetasit N.B. banues në Laç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti verbal të çastit për motive të dobëta mes shtetasve N.B. dhe një shtetasi tjetër, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N.B. Për pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i shtetasit N.B. dhe nuk ka të lënduar në njerëz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Alket Rrema, 32 vjeç, banues në Kurbin i cili u shpall në kërkim. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës. Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Next Post
Xhaka shënon golin e parë në fanellën e Arsenalit

Xhaka shënon golin e parë në fanellën e Arsenalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In