• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati si Falcone/U minuan 800 metra rrugë për të asgjësuar Haklajt. Përlotet Zylfie Haklaj

by Java News
11/02/2020 23:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë që lufta në Kosovë kishte përfunduar, strukturat e shtetit kishin objektiv rivendosjen e rendit në Tropojë. Fatmir Haklaj konsiderohej rrezik edhe nga të majtët në pushtet. Duket se rikthimi i tij në polici ishte më tepër për ta ekspozuar përballë kundërshtarëve. Pas dy atentateve me mina, ai kërcënohet në radion e policisë nga një i afërm i kolonelit Hyka. Ky episod ndodhi në 31 Korrik dhe debati u dëgjua nga shumë efektivë të policisë së Tropojës. Nuk vonoi shumë dhe organizohet një tjetër atentat që për pak sa nuk i asgjësoi Haklajt me një goditje.

Në afërsi të Bajram Currit, në vendin e quajtur Brinja e Cërrnicës, minohet një aks prej gati 800 metrash. Lëndët shpërthyese ishin shpërndarë në 10 vatra zjarri, në një segment rrugor që shtrihej në një shpat të thepisur.

Autorët nuk aktivizojnë minën e parë, por të tretën, për ti futur në grackë Haklajt. Duke menduar se rruga kishte mina të tjera përpara, Hamdiu, Halili, Fatmiri dhe Feriz Kërrnaja kthehen pas, pa e ditur se autorët i kishin marrë të gjitha masat. Në ato çaste, ndodh shpërthimi i vatrës së dytë të eksplozivit që i merr jetën Feriz Kërrnajës dhe Halil Haklajt.

Fatmiri pëson dëmtime të rënda në kokë.

Hamdiu shpëton me gërvishtje të vogla. Në ato momente, ai hap zjarr me mitraloz drejt një kodre përballë nga ku mendonte se ndodheshin personat që aktivizuan minat.

Pas shpërthimeve, drejt vendngjarjes u nis një mjet i policisë me dy efektivë. Njëri prej tyre ishte Fatmir Daka, i njohur si njeri i afërt i Haklajve. Sapo afrohen në vendngjarje, mjeti i policisë përmbyset nga një shpërthim i fuqishëm. Me sa duket, autorët e pritës i kishin marrë masat që Haklajt të mos kishin mundësi të merrnin ndihmë.

I plagosur, Daka ecën në këmbë për 500 metra në drejtim të vendit ku ndodhën dy shpërthimet e para. Ai udhëzohet nga Hamdiu të marrë Land Roverin e blinduar dhe të çojë në spital Halilin që ishte ende gjallë. Pasi ecën vetëm pak metra ndodh një shpërthim i katërt që i plagos edhe më rëndë.Vëllai i dytë i Haklajve mbërrin i vdekur në spital. Duket se Halili e kishte parandënjë rrezikun që u kanosej si familje. Për këtë, ai kishte kërkuar nga vëllezërit e tjerë të largoheshin jashtë shtetit.

Gjashtë minat e tjera të paplasura u çaktivizuan më pas. Nuk dihet nëse autorëve u doli ndonjë problem teknik apo nuk i shpërthyen për të shmangur vdekjen e personave të pafajshëm që shkuan për ndihmë në vendngjarje.

“Me vendosjen e minave treguan që nuk kishin guxim ti dilnin Fatmir Haklës ballë për ballë, nuk kishin burrëri ti dilnin e thonin, psh na e ke borxh e ta vrisnin, por minosën 800 metër rrugë ku mund vriteshin plot njerëz tjerë, ku u plagosën disa tjerë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Pasojat e shpërthimeve kanë lënë gjurmë që nuk janë zhdukur sot e kësaj dite. Këta shkëmbinj, janë shkëputur nga shpati në ngjarjen e 4 Gushtit të vitit 1999.

“Ne, pjesëtarë e tjerë të familjes kemi udhëtuar me Halilin dhe Ferizin me trupat e tyre për Kërrnajë dhe kemi bërë varrimin e tyre, Ylli s’ka marëë pjesë në varrimin e tyre. Pas 2 javësh kam shkuar te Fatmiri, ku qëndrova 30 ditë në spital afër tij. Ai ëdo moment kërkonte Halilin dhe Ferizin”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Fatmiri ishte shndërruar në mit të vërtetë. Ai arriti ti shpëtojë atentatit të tmerrshëm me mina edhe pse u plagos rëndë në kokë. Familja kishte marrë një tjetër goditje të madhe me vdekjen e Halilit.

“Nëna ka qenë shumë e lidhur me Halilin e u thotë mos më thoni që ka vdekur djali. Nëna s’ka mundur ta besojë që Halili kishte vdekur, I kishte ngjarë shumë dhe kanë qenë shumë të lidhur bashkë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Tashmë, Fatmir Haklaj duhet të llogariste edhe hesapet me drejtësinë.

Next Post
Vrasja e Soleimani/ Minxhozi: Europa kujdeset për të mos u konfrontuar me Iranin

Partitë duhet të votohen, më parë se t'i drejtohen shesheve për protesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com