• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Vlorë, i plagosuri vëllai i autorit të masakrës së “Çoles”

by Java News
01/10/2017 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferdinand Llanaj i plagosur mëngjesin e sotëm në atentatin me kallashnikov pranë rrugës “Transballkanike”, është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen “Cole”. Në prill 2015, në ambientet e një lokali në këtë lagje, u qëlluan për vdekje me armë zjarri kallashnikov tre persona.

Një nga autorët e identifikuar të masakrës ishte pikërisht Aleksandër Llanaj i cili në këtë ngjarje mbeti i plagosur. Llanaj u dënua me 35 vite burg për krimin e kryer në bashkëpunim me Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe Albi Limaj. Viktimë e masakrës së “Coles” në 2015 mbetën Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ky i fundit ishte bashkëpunëtor i Llanajt në atentatin ndaj Hasanajt dhe Velajt brenda në ambientet e bar-kafesë.

​Ndërsa në 2011-ën është regjistruar një tjetër ngjarje e cila ka lidhje me Llanajt. Baftjar Llanaj, babai i Ferdinandit dhe Aleksandrit mbetet viktimë e një atentati teksa udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz”. Mjeti kishte të njëjtat targa, VL 63 68 C, me “Benzin” që u qëllua sot me breshëri automatiku ku udhëtonte Ferdinand Llanaj dhe Dritan Begaj. Llanaj e Xhaferri. Vrasja e Baftjar Llanajt nga policia u hetua për hakmarrje pasi vite më parë ky shtetas ishte i dyshuar për vrasjen e N.Xhaferrit, ndërsa vëllai i Llanajt kishte vrarë Sako Xhaferrin. /a.ç
aleksander llanaj(Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt të cilit iu bë atentat sot në Vlorë)

Next Post
Ancelotti është në pritje të Arsenalit

Ancelotti është në pritje të Arsenalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com