• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Vlorë/ Mes të plagosurve edhe një fëmijë 8 vjeç, ndodhej në makinë

by Java News
01/10/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person i tretë ka mbetur i plagosur nga atentati i sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se është plagosur edhe një fëmijë 8-vjeçar. Ai është djali i Ferdinand Llanajt, 39-vjeçarit që dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit, shkruan Tvklan

I mituri ndodhej brenda automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa VL 63 68 C që u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.

Fëmija ka marrë një plumb në krah dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Edhe dy të plagosurit e tjerë Ferdinand Llanaj 39 vjeç dhe Dritan Begaj 50 vjeç që udhëtonin me makinë, kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, grupi hetimor i policisë së Vlorës ka shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje. Mësohet se ata nuk kanë dhënë informacione të vlefshme për policinë në lidhje me identitetin e autorëve, pasi nuk kanë mundur t’i shikojnë qartë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe për kapjen e tyre, por deri tani nuk kanë asnjë shenjë. Në vendngjarje u gjetën rreth 20 gëzhoja dhe një pistoletë, që dyshohet se i përket njërit prej të plagosurve.

a.ç

Next Post
Arrestohet ‘i forti’ i Vlorës, kërkohej për vrasje, plagosje, pengmarrje e vjedhje

Arrestohet avokati në Tiranë, mashtroi familjarët e të vdekurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com