Policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion shumën prej 10 mijë Eurove për personat që japin informacion për autorin e ngjarjes së mbrëmshme në zonën e “1 Majit”.
Policia njofton se të gjithë personat që kanë informacion për autorin e vrasjes së dyfishtë të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 41 15 502.
Nga ngjarja mbrëmë mbetën të vdekur Kevin Kosova dhe Aurora Oskina, ndërsa i plagosur mbeti Elvis Gacaj.









