• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Shkodër, tregtari i peshkut dyshohet se kryente vrasje me pagesë

by Java News
15/11/2018 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa pista hetimi pas ngjarjes se rende qe tronditi dje Shkodren, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër u plagos. Policia ka dyshime se viktima Ferracaku, kryente vrasje me pagesë.

Viktima është Fatos Ferracaku, 40 vjeç, kushëri i afërt me Arjan Ferracakun, biznesmenin 31-vjeçar të vrarë më 1 shtator 2018 po në Shkodër, teksa kalëronte. I plagosur mbeti Fatmir Mehaj, 48 vjeç, i cili mësohet se është kunati i viktimës (vëllai i bashkëshortes).

Mehaj, në tentativë që të mbronte kunatin e tij nga plumbat, i ka dalë para e për pasojë ka marrë dy plumba. NGJARJA Dy kunetërit kanë qenë duke pirë kafe në një lokal te merkata e Rusit, kur papritur, dy persona me një motoçikletë dhe skafandra në kokë janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Ngjarja, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 11:15. Sipas dëshmitarëve, njëri prej autorëve ka zbritur nga motoçikleta dhe është afruar te tavolina e shënjestrës. Në një distancë të afërt, ai ka nxjerrë një armë pistoletë. Në këtë moment, 48-vjeçari Mehaj ka tentuar t’i dalë para Ferracakut për ta mbrojtur atë. Por autori ka shtënë plot tetë herë dhe viktima, baba i katër fëmijëve, ka marrë plumb në kokë, gjoks dhe këmbë.

Ai është dërguar i gjallë në Spitalin e Shkodrës, por disa minuta më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Fatmir Mehaj ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut. Dy autorët dyshohet se janë profesionistë dhe vrasës me pagesë.

Ata kanë vepruar me saktësi dhe janë larguar duke djegur më tej motoçikletën në periferi të Shkodrës, në lagjen “Guerrile”, lagje në të cilën jeton edhe familja e të “fortëve” Lici. Për këtë shkak, Policia shoqëroi njërin nga djemtë e kësaj familjeje, por më pas, siç mësohet, ai është lënë i lirë.

Zona ku ndodhi vrasja e djeshme ka pasur lëvizje të madhe qytetarësh sepse aty ndodhet merkata dhe shumë dyqane të tjera. Tregtarët e tjerë që qëlluan afër, por edhe kalimtarët e rastit, janë shokuar dhe kanë nxituar të largohen nga frika e një breshërie të mundshme. Por autori ka qëlluar me pistoletë duke e pasur të qartë objektivin e tij, 40-vjeçarin Fatos Ferracaku.

HETIMI

Viktima Fatos Ferracaku është kushëri i Arjan Ferracakut, ky i fundit i vrarë në shtator të këtij viti në zonën periferike të Livadeve. Siç mësohet, viktima e djeshme është djali i xhaxhait të babait të Arjan Verracakut. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se Fatos Ferracaku, që mbeti i vrarë dje, jetonte në fshatin Shtoj i Ri, ndërsa kunati i tij, Fatmir Mehaj, në një tjetër fshat të afërt.

Ata merreshin me tregtinë e peshkut dhe vinin çdo ditë për të shitur te merkata e Rusit. Kjo vrasje ka formën e një atentati profesionist dhe dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë. Të dy autorët, ai që e ka qëlluar dhe tjetri që e shoqëronte, nuk kanë gabuar dhe janë treguar të qetë dhe të ftohtë në çdo veprim të tyrin. Policia ka sekuestruar pamje filmike në akset ku mendohet se kanë lëvizur dy shtetasit, por është vështirë të identifikohen për shkak të skafandrës që kishin në kokë.

Gjithsesi, dyshimet paraprake e lidhin krimin e djeshëm me atë të vrasjes së kushëririt të tij në shtator të këtij viti. Burime nga hetimorët bënë të ditur se ka të dhëna se i pranishëm si dëshmitar në ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmeni 31-vjeçar, ka qenë edhe Fatos Ferracaku. Një tjetër dyshim i fortë i hetimorëve lidhet me veprimtarinë e mundshme kriminale të viktimës së djeshme.

Blutë kanë të dhëna se ndonëse 40- vjeçari merrej me tregti peshku dhe nuk kishte precedentë, ai dyshohet se ka shërbyer si vrasës me pagesë në disa ngjarje të rënda në Shkodër. Policia është duke hetuar në këtë pistë, por pa përjashtuar edhe të tjera. Vrasja në shtator e kushëririt të tij u dyshua asokohe si ngatërresë, pasi objektivi i vërtetë i autorëve mund të ishte Asmer Bilali.

Një tjetër pistë që u hetua ishte fakti se viktima kishte rënë pre e gjobëvënies. Më tej, u dyshua edhe për një lidhje të mundshme me vrasjen, të familjes Licaj, për shkak se viktima kishte njohje me një tjetër familje “të fortësh” në Shkodër, Bajrajt.

PANORAMA

Next Post
VIDEO/ “Unaza e Madhe”, nga “Komuna e Parisit”, tek “Shkolla Teknologjike”, ja si duket segmenti i përfunduar

VIDEO/ “Unaza e Madhe”, nga “Komuna e Parisit”, tek “Shkolla Teknologjike”, ja si duket segmenti i përfunduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon

Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon

May 14, 2026
“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

May 14, 2026
Ministri ulet te vendi i Ramës në sallën e Kuvendit, i thonë të çohet menjëherë

Ministri ulet te vendi i Ramës në sallën e Kuvendit, i thonë të çohet menjëherë

May 14, 2026
“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

May 14, 2026
“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

May 14, 2026
“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

May 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 15 Maj 2026

May 14, 2026
Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

May 14, 2026
Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

May 14, 2026
“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In