• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atentati në Shkodër, autori qëlloi 13 herë. Gjashtë plumba prekën viktimën Nazmi Bandula

by A R
12/04/2022 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja nga atentati ndaj Nazmi Bandulës në lagjen “Partizani” në Shkodër. Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar nga burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se akoma nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të ngjarjes.

Ata kanë përdorur një automjet tip Mercedes-Benz me ngjyrë të bardhë me xhama të zinj, ndërsa të gjitha gëzhojat janë mbajtur në makinë pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë në vendin e ngjarjes.

Në drejtim të viktimës është qëlluar 13 herë, 6 plumba e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Skena është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit.

Pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale. Gazetari raporton se në të shkuarën Bandula dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazmi Bandula bashkë me të vëllanë, janë të përfshirë në një vrasje për një vajzë pranë kinemasë në Shkodër.

Tre vite pas kësaj ngjarje Nazmi Bandulës i është bërë atentat në afësi të Bushatit. Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit, ndërsa edhe pse ishte i njohur për konflikte të së shkuarës, nuk ruhej asnjëherë dhe lëvizte lirshëm.

/a.r

Next Post
Policia godet dy tropojanët/ Kishin vendosur granata gati për shpërthim, parcelat me kanabis i monitoronin me kamera

Policia godet dy tropojanët/ Kishin vendosur granata gati për shpërthim, parcelat me kanabis i monitoronin me kamera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com