• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Rinas, shoferi i plagosur vijon në gjendje të rëndë. Çfarë po heton policia

by A R
12/11/2025 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës vijon hetimet për atentatin mafioz që ndodhi të martën e 11 nëntorit në Rinas, ku për pasojë u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Siç ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, ky i fundit vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në intubim. Deri më tani nuk ka patur përmirësim të gjendjes shëndetësore të tij.

Për shkak se plumbat i ka marrë në kokë, mjekët nuk kanë realizuar një ndërhyrje kirurgjikale. Siç bën me dije gazetari, 40-vjeçari ka marrë dhjetë plumba, dy prej të cilëve në kokë. Mjekët vijojnë ta mbajnë në monitorim situatën e tij.

Ndërkohë policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë qenë informatorë të autorëve. Këta të fundit e kanë pritur viktimën dhe shokun e tij brenda makinës Toyota, të ndaluar pranë rrethrrotullimit.

Hetuesit po verifikojnë të gjitha makinat e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit. Në fokus janë ata persona që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Gjithsesi deri më tani nuk ka emra konkretë si të dyshuar.

Kujtojmë se Dani dhe Shaljani u qëlluan me armë sapo ishin kthyer nga Barcelona. Dani mbeti i vdekur në vend, ndërsa Shaljani i plagosur në gjendje të rëndë. Gilmando Dani ishte i njohur për drejtësinë për shkak të lidhjeve të tij me Emiljano Shullazin. Muçi Shaljani nga ana tjetër është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Next Post
Zbulohet call center-i që mashtronte të huajt me bursa fiktive, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës

Zbulohet call center-i që mashtronte të huajt me bursa fiktive, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In