Burime për gazetarin Besar Bajraktaraj pranë DSIK-së, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Shaljani (Sheqeri) nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie.
Për këtë arsye ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi. Ai ka patur një kontratë 3 mujore si fillim në AMP, që i mbaronte në mes të dhjetorit.
Kujtojmë se Shaljani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave që u qëlluan ndaj makinës që drejtonte pranë aeroportit të Rinasit. Shoku i tij, Gilmando Dani, që mendohet se ishte shënjestra e atentatit, mbeti i vdekur në vend.











