• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

by A R
03/02/2026 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendja shëndetësore e berberit 30-vjeçar që mbeti i plagosur aksidentalisht në atentatin në Lezhë, është përmirësuar. 30-vjeçari Sokol Daci është koshient, por, vazhdon i intubuar në reanimacion. Sipas bluzave të bardha, plagët e shkaktuara në pjesën e barkut, janë ata të cilat e rëndojnë më shumë gjendjen e të plagosurit. I riu ka marrë katër plumba në trup. Ai ishte “viktimë” e pafajshme e ngjarjes pasi ndodhej në vendin e tij të punës, në berberhanen në Rrilë të Lezhës. Ai së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7-muajsh.

Lidhur me ngjarjen policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda në berberhane, i shoqëruar nga polici me iniciale B.K. i cili u ndalua me urdhër të prokurorisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

A2 CNN mëson se Merando Nikulaj ka qenë bashkë me policin me iniciale B.K. duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur. Dyshohet se autorët të cilët kanë qenë me dy automjete, një “Audi” dhe “Passat” i kanë vëzhguar dhe kanë ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë ndaluar duke zbrituar nga makinat, disa prej tyre mbanin shkopa bejsbolli me vete. Dy prej tyre kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, polici në berberhane është kundërpërgjigjur, por brenda është gjetur një çantë krahu me një krehër, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.

Shkaqet e ngjarjes dyshohet një konflikt midis të rinjve të fisit Nikulaj dhe Ndoka të ndodhur në 9 mars 2025 në Shëngjin. Ngjarja e cila asokohe nuk u hetua siç duhet nga policia, e cila zyrtarisht deklaroi se ishte aksident rrugor.

Next Post
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In