Sekuestrohet makina e përdorur nga autorët në atentatin ndaj mikut të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.
Mjeti ishte fshehur nga autorët në periferi të Tiranës dhe rezultoi të ishte i tipit Golf 5 i Zi.
Gjetja e makinës është bërë e mundur pas dëshmisë së marrë ditën e sotme ndaj Eduard Lamajt, i cili është arrestuar si autor i vrasjes së dyfishtë.
Gjithashtu po punohet për identifikimin e autorësisë së makinës, si dhe gjetjen e armëve të përdorura në atentat të cilat ende nuk janë gjetur ende.
Hetime dhe verifikime janë duke u kryer dhe për gjetjen e 3 autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë.
/e.rr











