• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Fushë-Krujë/ Një makinë me targa të vjedhura gjermane çoi Martinajn e Vatën në servis, autorët pritën 50 minuta për t’i vrarë

by Java News
21/07/2022 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati i trefishtë që ndodhi në fundjavë në mbikalimin e Fushë-Krujës vijon të mbetet pa autor dhe plot mister. Në këtë atentat u vranë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Së fundmi mediat kanë zbuluar se grupi i vrasësve para se të kryente atentatin ka qëndruar në gadishmëri, rreth 50 minuta, në një xhep të rrugës pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.

Nga pamjet filmike është zbuluar se Martinaj dhe Vata pak para se të ndodhte atentati me makinën e tyre kanë mbëritur te një restorant në fshatin Arrameras. Në parkimin e restorantit ata kanë lënë makinën e tyre dhe më pas kanë ikur drejt fshatit Larushkë me një mjet me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec. Shoferi që ka çuar dy të rinjtë te servisi në Larushkë nuk ka dalë për asnjë moment nga makina dhe ende nuk është identitikuar.

Ka dyshime se ky person mund të ketë qenë informatori i vrasësve pasi mund t’iu ketë treguar atyre çdo lëvizje. Vata dhe Martinaj kanë shkuar te servisi në Larushkë për të marrë makinën e Martinajt por duke ditur se ajo ende nuk ishte gati ata janë kthyer sërish te restoranti në Arrameras me mjetin me targa gjermane.

Në restorant janë takuar me Besmir Hoxha dhe më pas të tre janë nisur drejt Laçit. Të gjitha këto lëvizje të tyre, dyshohet se janë vëzhguar nga autorët. Sapo makina e viktimave ka kaluar para syve të autorëve që qëndronin në gadishmëri, ata i janë vënë nga pas. Në mbikalimin e Fushë-Krujës, makina e autorëve ka parakaluar atë të viktimave, duke i dalë para dhe qëndruar në mes të rrugës. Në këtë moment nga makina e autorëve kanë zbritur 3 persona, duke hapur zjarr e duke i vrarë 3 t? rinjtë në vend.

Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Laçit, duke djegur makinën. Më pas dyshohet se ata janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Kosovës.

Next Post
Britania e Madhe kthen me charter 26 shqiptarë të dënuar me 88-vjet burg. Veprat penale: Trafik droge, armësh dhe sulm ndaj policisë

Britania e Madhe kthen me charter 26 shqiptarë të dënuar me 88-vjet burg. Veprat penale: Trafik droge, armësh dhe sulm ndaj policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

February 4, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

February 4, 2026
Emri/ Falsifikonte kartat e identitetit për personat që kalonin ilegalisht kufirin, Apeli lë në burg specialistin e Zyrës së Shërbimit…!

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

February 4, 2026
Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

February 4, 2026
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

February 4, 2026
Ndryshimet ligjore, Xhafaj: Janë ulur çështjet që presin për t’u gjykuar, mbështeten financiarisht institucionet e drejtësisë

SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

February 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Bashkia e Tiranës s’mund të jepet si qokë me parimin “e kemi të sigurt që e fitojmë”!

February 4, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Nuk mori vendim për Ballukun, Berisha: Gjyqtarët u vetëposhtëruan, shkelën Kushtetutën

February 4, 2026
E paskemi ditur gabim! Ja si formohen gurët në veshka

E paskemi ditur gabim! Ja si formohen gurët në veshka

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In