Atentati në Fushë-Krujë ndaj Gentian Bejtjas, Gjykata kalon për gjykim dosjen e autorëve

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas, ngjarje e shënuar në mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijon të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.

Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj, i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.

Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com