• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në Durrës, humb jetën Kërtusha, mik i Denis Shtrazës

by Java News
01/03/2016 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas atentatit të ndodhur në Durrës këtë mbrëmje, policia njofton se njëri prej dy të plagosurve, shtetasi Asllan Kërtusha, ka humbur jetën në Spitalin e Durrësit. Kërtusha njihej si një shok i Denis Shtrazës, personi i cili javë më parë u arrestua për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në muajin janar.

Plagosja e dy të rinjve ndodhi në lagjen 17 në Durrës dhe mësohet se shkaku i të shtënave ka ardhur pas një sherri në një lokal.

Capture

Por e dhëna se Kërtusha është mik i Shtrazës, bën që hetimi të marrë një dinamikë tjetër.

POLICIA: PLAGOSJA PAS SHERRIT NE LOKAL
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e dy persona. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në Lagjen Nr. 17 të qytetit. Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një sherri në lokal.

“Më datë 01.03.2016, rreth orës 18:55 në lagjen Nr.17, Durrës pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, pas një konflikti për motive të dobëta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas. Shtetasi B.K.34 vjeç, jashtë rrezikut për jetën dhe një shtetas tjetër, i paidentifikuar, i cili ndodhet ne Sallën e Operacionit ne gjendje serioze për jetën në Spitalin e Durrësit”, citohet në deklaratën e bluve të qytetit bregdetar.

                                              Kush është Denis Shtraza
33-vjeçari me banim në Durrës është një emër jo i panjohur për Policinë e Shtetit. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit kanë bërë me dije se Denis Shtraza është i dyshuar si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së Çollakut për motive ende të panjohura. Për policinë, ai është një person me tendenca të theksuara kriminale, si dhe me precedentë penale në fushën e veprave penale kundër jetës dhe i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës.

Ai u plagos në një atentat të ndodhur më 5 Shkurt të vitit 2013, pranë Fabrikës së Cigareve në Durrës. Bashkë me të gjendej edhe Elvis Tafaruçi, i cili u vra në muajin maj të vitit 2013 pranë Shkëmbit të Kavajës.

Në vitin 2009, Shtraza qe ekstraduar nga Gjermania si autor i dyshuar i dy plagosjeve të rënda, nga gjykimi i të cilave u shpall fajtor, por doli me dënime të lehta që konsistonin në gjobë dhe 4 muaj burg.

Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Vrasje e kryer në bashkëpunim”

                Pse Denis Shtraza akuzohet për vrasjen e Gamend Çollakut

Denis Shtraza, 33-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Rinas teksa tentonte të linte vendin, njihet si mik i Ervin Kodrës, të riut që mbeti i vrarë në një atentat të 20 dhjetorit 2015 në Durrës. Shtraza u arrestua si i dyshuar kryesor për rrëmbimin në Durrës e më tej vrasjen e Gazmend Collakut, ngjarje e ndodhur në 6 janar të këtij viti shkruan Shqiptarja.com

Duke u nisur nga ky fakt 33-vjeçari mund ta ketë vrarë Çollakun në formë hakmarrjeje për mikun e tij. Kjo pasi 34-vjeçari Collaku, i cili u gjet i masakruar anë një rruge ne Fushë-Krujë një ditë pas rrëmbimit, ishte një nga personat e shoqëruar për disa orë në Policinë e Durrësit ditën kur ndodhi vrasja e Ervin Kodrës dhe mikut të tij Endri Çaushaj.

Next Post

Ish-guvernatori Ilir Hoti ndërron jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In