• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati në burgun e Vaqarrit, hetohet gardiani

by A R
02/08/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit më 30 korrik, dyshohet se është realizuar nga një rreth personash më i gjerë se dy të ndaluarit nga policia. Një punonjës i burgut ku ndodhi ngjarja po verifikohet nga grupi i hetimit, nëse ka implikim në ngjarjen ku u plagos gabimisht Lili Dulaj, një i burgosur nga Kosova. Objektivi i atentatit të ndodhur në orën 16:30, më 30 korrik, sipas Policisë ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i arrestuar për vrasje e plagosje, më 4 nëntor 2015.

Burimet nga hetimi kanë thënë ditën e djeshme se po hetojnë një efektiv të policisë së burgjeve, që ka qenë këto kohë me shërbim në Vaqarr.

Hetuesit kanë dyshime se ky efektiv policie ka informuar autorët e dyshuar të atentatit me snajper, Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, në lidhje me ambientin e ajrimit ku dilnin të paraburgosurit.

Ka dyshime nga grupi i hetimit se polici i burgjeve mund t’u ketë dhënë autorëve të dyshuar të ngjarjes informacione edhe për orarin e daljes në ajrim të personave të burgosur, si dhe për kohën e qëndrimit të tyre jashtë qelive.

Burimet jozyrtare nga hetimi kanë thënë se janë duke u verifikuar tabulatet telefonike dhe kontaktet e efektivit të dyshuar, për të kuptuar nëse i ka informuar autorët apo jo.

Grupi hetimor ka thënë se ka dyshime se polici i burgjeve i ka ndihmuar autorët për shkak të njohjeve shoqërore me njërin prej të ndaluarve, pasi deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë motiv tjetër bashkëpunimi.

Dy të ndaluarit Enea Ceka dhe Ergys Kolaveri mësohet se nuk kanë pranuar të flasin para hetuesve që shkuan t’i pyesin për ngjarjen pas arrestimit. Duket se ata kanë pasur informacion të saktë për kohën e ajrimit në Vaqarr, dhe për faktin se Elson Daci ndodhej në atë paraburgim.

GJAKMARRJA

Atentati i ndodhur tri ditë më parë në burgun e Vaqarrit është hetuar paraprakisht deri ditën e djeshme nga Prokuroria e Tiranës, pasi në momentet e para nuk dihej motivi i krimit. Por, pas ndalimit të dy personave, Enea Ceka dhe Ergys Kolaveri, policia tha se ky i fundit ka dashur të hakmerret, duke eliminuar Gazmir Dacin.

Ky i burgosur po gjykohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën se ka vrarë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin. Pikërisht, vëllai i këtyre të dëmtuarve nga vrasja e ndodhur më 4 nëntor 2015, shtetasi Ergys Kolaveri është arrestuar tashmë për ngjarjen e ndodhur në burgun e Vaqarrit.

Motivi i gjakmarrjes është edhe shkaku pse Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të shpallë moskompetencën e hetimit të rastit, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme. Burimet zyrtare nga hetimi kanë bërë me dije dje se dy të arrestuarit Enea Ceka, 24 vjeç, dhe Ergys Kolaveri, 25 vjeç, do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë ndaj tyre. Prokuroria njoftoi se ende nuk ka vendosur përfundimisht në lidhje me masën që do të kërkojë, pasi është në pritje të provave e informacioneve të tjera që janë në proces hetimi.

Deri tani nuk është arritur të gjendet arma e përdorur për të qëlluar në drejtim të ambientit të ajrimit të burgut Vaqarr, ndërsa prokuroria ka kërkuar konfirmim nga kompanitë telefonike, nëse dy të ndaluarit kanë qenë në Vaqarr në kohën kur ndodhi atentati.

(panorama)

Next Post

Policia jep detajet për Velipojën: Makina ra në ujë tre metra thellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com