• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atentati ndaj Trump, habit Aldo Bumçi: Është njësoj si arrestimi i Berishës! Po nxitet urrejtje ndaj nesh dhe…

by A R
14/07/2024 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati ndaj ish presidentit të SHBA Dondal Trump, njëherësh kandidat për president është një akt i rëndë për vetë vlerat e demokracie dhe lirisë që përcjellë Amerika për vendet e tjera. Kështu e cilësoi ngjarjen ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi në një intervistë për RTSH 24, ku shtoi se kjo ndodhi për shkak të polarizimit të madh të klimës politike që po ndodh vitet e fundit në SHBA.

Bumçi tha se kjo ngjarje nxit veprime të tjera nga regjimet autoritare dhe diktatorët, ku sipas tij u jep guximin që ta eliminojnë kundërshtarin politik.

Ish ministri tha se retorika e përdorur nga demokratët në SHBA kundër Trump, ka nxitur veprime të tilla dhe një gjuhë urrejtje ndaj ish presidentit.

Duke hequr një paralele mes ngjarjes në SHBA dhe arrestimit të Sali Berishës, Bumçi tha se e njëjta gjuhë urrejtje po përhapet prej 11 vitesh kundër opozitës shqiptare. Bumçi tha se nxitet një gjuhë urrejtje ndaj opozitës shqiptare dhe se kjo mund të sjellë përshkallëzime që mund të dalin jashtë kontrollit.

“Kjo nuk po ndodh vetëm në Amerikë. Ne kemi në vendin tonë një klimë urrejtje dhe kemi 11 vite që akuzojmë se fajin e ka Berisha.  Po goditja e tij kur po shkonte në një miting politike? Një guxim të tillë nuk e ka një njeri i vetëm. Po arrestimi i tij? A është kjo e njëjtë me atë që shohim në Amerikë? SHBA është në demokraci e konsoliduar dhe në nuk jemi. Kjo histori turpi që po ndodh me opozitën në vendin tonë duhet të ndalojë pasi gjërat mund të përshkallëzohen dhe të dalin jashtë kontrollit. Ky përshkallëzim ndaj opozitës shqiptare nuk është akt i një individi por regjimin  e Edi Ramës që arrestohen liderin e opozitë pa asnjë akuzë. Po ku ndodh kjo? Nuk mund të kufizohet aktiviteti polik i një deputeti se ti thua po heton. Po zoti Beleri nuk shkonte dot në Himarë për t’u betuar por shkon në Strasburg. Pse Berisha nuk shkon dot në Kuvend që e ka 500 metra larg shtëpisë së vetë? Kemi një klimë urrejtje dhe beteja shkon drejt opozitës që nga betejat në Kuvend deri tek arrestimi i liderit të saj pa akuzë. Të rikthejmë vendin në normalitete dhe kjo bëhet përmes qeverisë teknike dhe ndalimin e klimës së urrejtjes që fajin e ka opozita dhe Sali Berisha. Kjo është një ngjarje e rëndë për SHBA se është guri i themelit të demokracisë në botë, jo vetëm një superfuqi ushtarake e materiale. Çdo vend është frymëzuar prej vlerave demokratike të HSBA dhe nëse ajo sulmohet me atë që ndodhi forcon diktatorët dhe regjimet autoritare, i bën më të guximshëm, ky është mësimi: të kthejmë vendin në normalitet dhe të ndalojmë gjuhën e urrejtjes kundër opozitës. Është e njëjta skemë, e njëjta gjë”, tha Bumçi.

Ish presidenti Donald Trump i shpëtoi atentatit me një lëndim në vesh nga plumbi që e preku gjatë një tubimi në Pensilvani. Gjatë sulmit humbi jetën një person i pranishëm në tubim dhe mbetën të plagosur rëndë dy të tjerë. Autori i sulmit u identifikua nga FBI si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, i cili u qëllua nga autoritete. Arsyet e sulmit nuk dihen ende, ndërsa Trump  ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

/a.r

Next Post
“Një në një milion”, fotografi i News York Times kap trajektoren e plumbit që ishte nisur drejt Trump

“Një në një milion”, fotografi i News York Times kap trajektoren e plumbit që ishte nisur drejt Trump

Comments 2

  1. Ypupop says:
    2 years ago

    Ky i merr te keqen k****!

    Reply
  2. YyyyyyyyppppppppordhiKaliNderëT’hanit e i hapi rrugë hajvanit says:
    2 years ago

    Mushka dhe gomari, kanë frikë kur shohën Aldo Bumçin, se u merr punën dhe mbeten për bukë goje duke lypur…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In