Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka. Sipas bluve, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Shijak.
Informacion paraprak.
Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak” , në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ.
Nuk ka persona të lënduar.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
/a.m.










