• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj shitëses në Shkodër/ I arrestuari kishte pak kohë që doli nga burgu  

by Java News
24/02/2017 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjykata e Shkodrës la dje në burg shtetasin Shkëlzen Xhenja, i dyshuar si autor për plagosjen e Flutura Muçës, më 18 shkurt, në lagjen “Rus” të këtij qyteti.
I riu i dyshuar edhe si vrasës me pagesë mësohet se kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.
Shkëlzen Xhenja është liruar nga burgu me 17 janar të këtij viti, duke përfituar nga amnistia pas një dënimi prej 4 vitesh e 8 muaj që ka pasur për vendosje tritoli në vitin 2014 në banesën e biznesmenit Bledar Canka. Xhenja dyshohet se plagosi me armë zjarri shtetasen Flutura Muçën, ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje mbetet ende mister. 49­-vjeçarja ishte shitëse në një dyqan në lagjen ku ndodhi ngjarja, ku një motor me dy persona me skafandra në kokë është afruar, duke qëlluar ndaj saj me armë zjarri, për pasojë e dëmtuara pësoi tre plumba, por fatmirësisht asnjëri nuk i preku organet jetësore.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ajo e kaloi rrezikun për jetën, ndërsa disa orë më pas blutë arrestuan si të dyshuar 25­vjeçarin Xhenja. Ai u arrestua në një hotel në Shkodër, në të cilin ka deklaruar se ndodhej. Prokurori ngriti dyshime të forta se Xhenja mund të ketë krijuar lidhje përmes të dënuarve të tjerë në burg me biznesmenin Sadetin Sula (ish-kunati i Flutura Muçës), i cili ndodhet nën masën e sigurimit “Arrest me burg” për vrasjen e Suela Sulës. Motra e kësaj të fundit, Flutura thotë se atentati ndaj saj është porositur nga ish-kunati dhe se dy familjet vijojnë të jenë në konflikt. Ndërkohë, hipotezat dhe dyshimet e ngritura nga organi i akuzës janë hedhur poshtë nga avokati mbrojtës, Fatbardh Kadrija.
Sakaq, Sadetin Sula ka deklaruar se nuk është ai autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndërsa familja e Suelës e akuzon atë si vrasës. Nga ana tjetër ka edhe një konflikt për fëmijët, të cilët mbahen nga tezja e tyre, Flutura Muça ndërsa familja e Sadetinit ka kërkuar që t’i mbajnë ata fëmijët.
ma.me
Next Post
Dash Kupa, dëshmon në polici i arrestuari i gjashtë i grabitjes në ‘Rinas’

Dash Kupa, dëshmon në polici i arrestuari i gjashtë i grabitjes në 'Rinas'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In