Prokuroria e Posaçme, SPAK ka përfunduar hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe janë marrë të pandehur dy persona, Arjol Halilaj dhe Redjan Rraja.
Dy të pandehurve do iu komunikohet akuza ditën e hënë, ndërsa akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj prokurorit.
Më 1 nëntor 2019 një atentat iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi i Shijakut i dyshuar si ipërfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për personin e tretë qe u shfaq ne video me Redjan Rrajën duke u larguar nga vendi ku braktisën makinen tip BMW në Shkafan të Ishmit.
g.kosovari