• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Rraja refuzon statusin e të penduarit, dosja në duart e SPAK

by Java News
17/12/2019 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ofroi statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Redjan Rrajës. Ky i fundit ndodhet nën për atentatin e datës një nëntor kundër  prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, shokut të tij Aleksandër Laho si dhe shoferit Andi Maloku.

Ky i fundit gjeti vdekjen në spital. Siç bejne me dije burime jozyrtare pranë grupit të hetimit 34 vjeçari ka refuzuar të përfitoje statusin e bashkëpunëtorit dhe për rrjedhojë të fitojë mbrojtje të posaçme, pasi vazhdon t’i qëndrojë alibisë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai nuk ka qenë në automjetin prej nga u qëllua me kallashnikov.

Por grupi i hetimit, i cili e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, ka prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin.

Më kryesoret gjurmë që u vërtetojnë hetuesve se dentisti ka qenë njeri nga tre atentatorët që qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte Ndoja, Laho dhe Maloku janë siguruar tashmë.

Ky atentat është kryer në kuadër të grupit kriminal shtoi një nga pjesëmarrësit në grupin hetimor dhe veç disa pistave nuk përjashtohet edhe ajo e angazhimit të një grupi kriminal në Durrës, që besohet të ketë “punësuar” Rrajën.

Ndërkohë, prokurorët nuk kanë përfituar asnjë të dhënë me interes për hetimin nga marrja në pyetje e dy shënjestrave të atentatit Arjan Ndoj dhe Aleksander Laho, si dhe të shoferit të tij të fundit, që ishte duke udhëtuar në një mjet të dytë. por që ka këmbëngulur se nuk ka pare asgjë./tch

g.kosovari

Next Post
Tërmeti i sotëm/Sizmiologu: Tërmeti i tanishëm është thjesht paslëkundje. S’ka arsye për panik

Toka lëkundet serish, ja ku ishte epiqendra dhe se ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com