• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj prokurorit/ Lë spitalin “i forti” i Shijakut, transferohet në shtëpi me ambulancë dhe polici

by Java News
18/11/2019 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Laho ka lënë dyert e Spitalit të Durrësit, 18 ditë pas atentatit në zonën e Shkozetit në Durrës, ku gjeti vdekjen 24 vjeçari Andi Maloku. Laho i njohur ndryshe edhe si “Rrumi”, është shoqëruar drejt banesës nga një autoambulancë dhe një patrullë policie.

Ai mori një plumb në nofull gjatë atentatit ndaj makinës ku ndodhej, ku në vendin e parë të saj ishte edhe prokurori Arian Ndoj. Ndërkohë, sipas burimeve ai do të mbahet nën vëzhgim të rreptë nga një patrullë policie, e cila do të qëndrojë në distancë nga shtëpia, por me mision të qartë.

Hyrjet-daljet e personave në shtëpinë e tij dhe jo vetëm janë detyrat e Policisë për këtë rast. Gjithashtu pritet që të ketë edhe një takim të prokurorëve me të, për të zbardhur detaje të tjera të atentatit. Nga ngjarja që shkaktoi jehonë të gjerë në media, mbeti i plagosur edhe prokurori, por pa pasoja për jetën.

Ndërsa shoferi i prokurorit, Andi Maloku ishte viktima e vetme e këtij atentati. Nuk dihet kush ka qenë objektiv i autorëve, por Policia thotë se mund të kenë qenë të plagosurit dhe jo shoferi që në fakt e pësoi.

Ndërkaq, i vetmi i arrestuar për ngjarjen është Redjan Rraja, që e ka mohuar atentatin, por edhe njohjen me të plagosurit dhe viktimën.

Next Post
“Ambasadori i OSBE-së nuk është i mirëpritur në Presidencë”, Zëri i Amerikës: Vendim i pazakontë

“Më lini të qetë”, Borchard reagon për herë të parë pas vendimit të Metës për ta shpallur “non grata”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com