• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj ish-efektivit Zeqaj, ja itinerari i vrasësit sipas kamerave të sigurisë

by A R
28/03/2016 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka mundur që të ndërtojë itinerarin e autorit të vrasjes së Ajet Zeqajt, ish-policit të ekzekutuar në rrugën “Nikolla Tupe” në ish-Bllok më 16 mars të këtij viti.

Ai është qëlluar për vdekje me dy plumba të një pistolete me silenciator, nga një person rreth 1.80 i gjatë, i veshur me të zeza dhe që mbante doreza e kapuç në kokë raporton Panorama.

Ky ka qenë përshkrimi që ka dhënë për autorin miku i 41-vjeçarit, i cili ishte dëshmitar okular, pasi po e shoqëronte drejt shtëpisë së motrës, pasi dolën nga lokali i basteve sportive.

Përshkrimi i dhënë është konfirmuar edhe nga pamjet e disa prej kamerave të sigurisë që janë verifikuar.

Policia sekuestroi 10 kamera të bizneseve private pranë vendngjarjes, një pjesë e të cilave kanë regjistruar momentin e vrasjes.

Megjithatë autori është treguar i kujdesshëm, pasi fytyra nuk i duket në asnjë sekuencë.

Me shumë mundësi, si vrasës profesionist, siç e cilëson Policia, ai mund ta ketë studiuar zonën prej disa ditësh.

Ndoshta ka nisur që para 20 ditësh, kur është mësuar se Ajet Zeqaj ishte kthyer nga Franca. Nga lëvizjet që ka kryer, mënyra e se si ka realizuar vrasjen e më pas fshehja e armës, pa lenë asnjë gjurmë, tregon se ai kishte përgatitur gjithçka.

Autori ka hyrë në tunelin e pallatit nga rruga kryesore dhe ka pritur gati 5 minuta në anën tjetër të tij, aty ku ishte hyrja e pallatit, ku banon motra e Ajet Zeqajt.

Ai ka qëndruar aty, mesa duket i vetëdijshëm, apo i informuar se 41-vjeçari do të dilte nga lokali i basteve në atë kohë dhe do të kalonte pikërisht në vendin ku po e priste.

Në këtë moment, kur e ka parë që ka kaluar tunelin dhe është shfaqur shumë pranë tij, autori e ka qëlluar nga afër pas koke me dy plumba.

Ka hedhur pistoletën pas një vazoje të madhe betoni dhe është kthyer mbrapsht, duke përshkuar sërish tunelin, andej nga kishte hyrë, që të nxjerr në rrugën “Sami Frashëri”, për të kaluar më pas në një rrugicë pas shkollës “11 janari”, për të dalë në rrugën “Andon Zako Çajupi”, duke iu drejtuar bulevardit “Bajram Curri”, në Unazë.

Aty autori humbet gjurmët, ndërsa dyshohet se mund të jetë rifutur në zonën e ish-Bllokut, duke bërë t’i shmangej edhe kontrolleve të mundshme të policisë. Ky itinerar është siguruar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në këto rrugë.

Next Post

Terroristët, pse preferojnë Belgjikën si strehim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In