• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit, zbardhet dëshmia e njeriut më të besuar të tij lidhur me kërcënimet

by Java News
02/07/2017 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e njeriut më të besuar të Tefik Hykës, biznesmenit të qëlluar disa ditë më parë.

Sipas të dhënave në momentin e ngjarjes, kur mbeti i plagosur me dy plumba, biznesmeni Tefik Hyka ka qenë në shoqërinë e shoferit të tij, duke konsumuar kafen e mëngjesit.

Burimet thanë se ai ishte njeri i afërt i Hykës, që përveçse shofer, më tepër kishte rolin e truprojës. Policia ka marrë deklarimet e këtij personi, që konsiderohet si dëshmitar kyç i ngjarjes, jo vetëm për faktin se ishte prezent në momentin e ngjarjes, por edhe për shkak se është njeri i besuar i Tofik Hykës.

Megjithatë duket se dëshmia e tij nuk ka shërbyer për ndonjë zhvillim të rëndë- sishëm të hetimit të ngjarjes. Madje shoferi i biznesmenit ka hedhur poshtë edhe dëshmitë e disa të afërmve të Hykës, duke pretenduar se shefi i tij nuk ishte kërcënuar nga askush.

“Unë e shoqëroja kudo sa herë që ai vinte në Shqipëri. Jam një prej njerëzve të tij më të besuar, por nuk më ka folur ndonjëherë për probleme apo ndonjë rrezik serioz që mund t’i vinte nga dikush”, ka deklaruar në polici shoferi i Hykës.

Ndërsa sa i përket momentit të atentatit, ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, për punë sekondash dhe për këtë arsye nuk ka arritur të fiksojë asgjë të autorëve. Ka parë vetëm momentin kur ata janë larguar me motor nga vendngjarja, pasi kishin qëlluar 4 herë drejt shefit të tij.

TE SHOQERUARIT

Policia e Tiranës ngriti disa pika kontrolli menjëherë pas ngjarjes, që kishin si qëllim ndalimin e një motori, me karakteristikat e atij të përdorur nga atentatorët. Një i tillë u ndalua në afërsi të “Komunës së Parisit”, por pas verifikimeve rezultoi që nuk ishte mjeti që kishin përdorur autorët.

Policia tha se kishte shoqëruar 15 persona, mes të cilëve edhe një të dyshuar, që paraditen e djeshme u lanë të lirë, pasi nuk u gjetën prova që t’i lidhin ata me ngjarjen. Nga ana tjetër, shoqërimet e personave të dyshuar kanë vijuar edhe gjatë natës, edhe gjatë gjithë ditës së djeshme.

a.ç

Next Post
Ja ushqimet që përmirësojnë sytë

Ja ushqimet që përmirësojnë sytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

Tragjedia në Rrashbull, babai i 3 fëmijëve u përplas nga makina dhe u la për më shumë se 4 orë në rrugë, shoferi u largua

August 22, 2026
Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

Pekini hap Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë, 2056 robotë garojnë në 51 gara

August 22, 2026
Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

August 22, 2026
Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

Analiza/ Rrugët detare nën presion, luftërat dhe krizat kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit

August 22, 2026
Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

Frika për ekonominë trondit rusët, tërheqin shuma të mëdha parash nga bankat

August 22, 2026
Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro

August 22, 2026
Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Bilanci i zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

August 22, 2026
Ngërçi në Kosovë, opozita i kërkon Kurtit konstituimin e Kuvendit/ Haradinaj propozon rikthimin e mandatit të Hashim Thaçit

Ngërçi në Kosovë, opozita i kërkon Kurtit konstituimin e Kuvendit/ Haradinaj propozon rikthimin e mandatit të Hashim Thaçit

August 22, 2026
 Zjarr i madh në Novoselë të Vlorës! Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

 Zjarr i madh në Novoselë të Vlorës! Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

August 22, 2026
Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

CONCACAF i kërkon Infantinos që të mos marrë pjesë në turneun e Republikës Dominikane: Prania juaj…

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com