• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

by A R
01/07/2026 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak agjentët e Principatës së Monakos dhe forcat e rendit franceze janë ende në kërkim të një personi me pantallona të çelëta dhe një kapelë të zezë, i cili të hënën në mbrëmje u filmua nga kamerat e sigurisë pasi la një çantë shpine me një bombë përpara ndërtesës ku jeton Vadim Ermolaev, 58 vjeç, një biznesmen shumë i pasur me origjinë ukrainase, por që ka marrë shtetësinë qipriote në vitin 2019.

Një furgon i policisë shkencore ndodhet ende i parkuar përpara hyrjes së ndërtesës.

Banor i Monakos që nga viti 2021, Ermolaev që prej dhjetorit 2023 është nën sanksione të vendosura nga presidenti Volodymyr Zelensky për aktivitetet e tij tregtare në Krime, e aneksuar nga Rusia. Ai është plagosur rëndë, por jeta e tij nuk është më në rrezik. Dy të lënduarit e tjerë të atentatit janë partnerja e tij dhe djali adoleshent i saj, i plagosur më lehtë. Të tre po trajtohen në një spital në Nice.

Sipas një burimi pranë hetimeve për Corriere della Serra, djali është hedhur rreth 15 metra larg nga shpërthimi. Nëna e tij dje ishte ende në gjendje kritike dhe ka humbur të dyja këmbët. Sipas të njëjtit burim, analizat e para sugjerojnë se nëna ka tentuar ta mbrojë djalin në momentin e shpërthimit dhe për këtë arsye ka pësuar plagët më të rënda.

Tentativa për vrasje ka tronditur qetësinë e këtij mikro-shteti prej dy kilometrash katrorë dhe rreth 40 mijë banorësh, me një popullsi ndërkombëtare dhe shumë të pasur.

Princi Albert II e ka dënuar në një deklaratë këtë “krim të neveritshëm”, që përbën “një tronditje për të gjithë komunitetin monegas”. Shumë miliarderë nga Lindja kanë zgjedhur Principatën për reputacionin e saj si vend i qetë. Mes tyre është Seyar Kurshutov, një biznesmen nga Krimea, mik i ngushtë i Ermolaev. Ai ka thënë se shoku i tij ishte “i fiksuar” pas sigurisë së vet, duke shtuar se “Vadimi jetonte në tehun e thikës”.

Sipas burimeve të policisë ukrainase, atentati në Principatë lidhet me botën e mashtrimeve të call center-ave, një rrjet mashtrimesh financiare në shkallë të gjerë në Evropë, ku familja Ermolaev është e përfshirë fort.

Mes viteve 2019 dhe 2022, këto struktura kanë zhvatur mbi 100 milionë euro nga mijëra kursimtarë evropianë, veçanërisht në Gjermani, Estoni dhe Ukrainë, përmes investimeve të rreme në kriptovaluta ose edhe konsulencave për çështje divorci.

Atentatori ka humbur gjurmët në Beausoleil, në territorin francez, dhe po kërkohet me ndihmën e dy helikopterëve. Në orët e fundit, hipoteza më e mundshme e hetuesve është se ai ka arritur në Itali. Për motivin dhe urdhëruesit, prokurori i përgjithshëm i Monakos, Stéphane Thibault, ka shmangur çdo koment në konferencën për shtyp, duke refuzuar edhe të konfirmojë zyrtarisht identitetin e objektivit, Vadim Ermolaev.

Përveç një larjeje hesapesh në kuadër të mashtrimeve të call center-ave, hetuesit po ndjekin edhe pistën e një operacioni të organizuar nga SBU, shërbimi sekret ukrainas, i cili mund të ketë ndërmarrë një paralajmërim ndaj biznesmenëve të konsideruar si tradhtarë të Ukrainës dhe të afërt, për interesa personale, me pushtetin rus.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In