• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Atentati, Mimoza Kusari-Lila: Policia shqiptare e di cilët janë vrasësit

by
30/09/2015 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati, Mimoza Kusari-Lila: Policia shqiptare e di cilët janë vrasësit

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka dhënë detaje të reja sa i përket një skenari për ekzekutimin e saj. Në një intervistë per REL ajo ka theksuar se Policia e Kosovës që nga muaji korrik ka vendosur që të rrisë sigurinë për të, pas informacioneve se kishte një plan për ekzekutimin e sa.

“Mbrojtja ime është përcaktuar nga drejtoria e Policisë së Kosovës për arsye të kërcënimit, që është vlerësuar e që ka ardhur si rrjedhojë e një informacioni që Policia e Shqipërisë ia ka përcjellë Policisë së Kosovës për urdhër ose për porosi të vrasjes së kryetares së Komunës së Gjakovës, gjegjësisht të ekzekutimit. Informacionet kanë qenë shqetësuese, natyrisht për policinë dhe janë marrë masat e duhura. Kjo çështje është e hapur, ka më shumë se dy muaj. Do të thotë, që nga fundi i korrikut të këtij viti kur ka ardhur informacioni, por nuk kam ndonjë informatë lidhur me procesin e hetimeve. Ajo çka dihet është se personat që kanë angazhuar persona nga Republika e Shqipërisë, në fakt ndërmjetësit, janë nga Komuna e Gjakovës. Ngjarja apo biseda për porosinë, vrasjen ose ekzekutimin ka ndodhur në Gjakovë, përderisa nuk dihet se kush janë ata ideatorë të këtij akti tepër të rëndë dhe të pakuptimtë në këtë situatë të cilën gjendemi ne ose shteti, ose edhe vetë rrjedhoja e ngjarjeve të cilat lidhin udhëheqësinë komunale të Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Zyrtarja kosovare kërkon gjithashtu nga Policia e Shqipërisë që të hetojnë këtë rast si dhe të ketë shkëmbim informacionesh me Policinë Kosovare.

“Besoj se në të dy vendet duhet të ekzistojnë pistat e hetimeve dhe të izolimit të autorëve. Unë jam afërsisht e informuar mbi personalitetin e ndërmjetësuesve apo ndërmjetësve, por që asnjë lidhje ose informatë tjetër nuk kam ose nuk mund ta mendoj për këtë rast. Do të thotë, asnjë formë e veprimtarisë time, përveç punës që ushtroj si kryetare e komunës; nuk besoj që mund të ketë shkas tjetër. Do të thotë, unë jam thellësisht e bindur që vetëm puna ime si kryetare i ka penguar dikujt ose ka qenë shkaku i kujtdo që i ka shkuar ndërmend, si autor ose ideator i këtij rasti, të iniciojë një akt të tillë. Por, në asnjë formë tjetër nuk kam paraparë rrugë të tjera që hetimet mund të çojnë ose do të mund të çonin në pozita tjera të mia. Kjo me të vërtetë është shqetësuese për shumë arsye. Arsyeja e parë është që të gjinden forma, të paguhen vrasës për të vrarë të vetmen kryetare femër në Kosovë. Së dyti, që dikush mendon që me eliminim fizik mund të arrijë qëllimet e veta, çfarëdo qofshin ato. Dhe së treti, ku në asnjë formë personale nuk kam targetuar ndonjë rast, përveç në aspektin parimor”, tregon me tej Kryetarja e Komunës së Gjakovës.  Ajo shkon edhe me tej ndërsa thotë se autoritete shqiptare kanë dijeni se cilët janë këta persona që do të kryenin ekzekutimin.

Next Post

VIDEO / Sekuestrohen 62 kg drogë, arrestohen edhe shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In