• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me tre viktima në Shkodër, Shemsi Prençi tregon pse ndodhi masakra në Dobraç: Makinat për 300 metra, kanë gjurmuar njëra-tjetrën! Në 2022…

by S T
31/10/2024 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ka analizuar masakrën e ndodhur në Shkodër.

Prençi tha se Hamza Lici dhe Arlind Bushati u vranë nga shteti dhe bandat që janë në lidhje me qeverinë.

“Unë them që Hamza Licin dhe Arlind Bushatin i ka vrarë shteti. Ndërsa e nderuara Basha është fatkeqe e ndodhur në kohën e gabuar, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Për 300 metra, makinat kanë gjurmuar njëra-tjetrën duke bërë 8-a, duke bllokuar njëra-tjetrën deri në momentin që kanë dalë në krah”, tha Prençi.

Ish-drejtuesi i policisë theksoi se policia e Shkodrës i është dhënë me koncesion grupeve kriminale në Shkodër.

Ai shtoi se Arlind Bushati u vra nga kundërshtarët pasi këta të fundit mësuan se ai po kërkonte me insistim nga policia që të hidhte dritë mbi një shpërthim tritoli që kishte ndodhur në biznesin e familjes së tij në vitin 2022.

“Arlind Bushati i ka kërkuar vazhdimisht policisë që të hedhë dritë mbi çështjen e dinamitit të ndodhur në lokalin e tyre në vitin 2022. Policia e Shtetit është treguar indiferente pasi kishte presion nga bota e krimit, nga ata që kanë dashur ta denigrojnë dhe ta shkatërrojnë familjen Bushati. Janë grupet kriminale që kanë lidhje me pushtetin. Ata janë konsorciume që kanë marrë me koncesion policinë e Shkodrës deri në vitin 2030. Lobojnë për të emëruar shefa komisariatesh dhe shefa krimesh. Kjo do të vërtetohet shumë shpejt. Arlind Bushati ka bërë denoncimin për tritolin dhe ka kërkuar në vazhdimësi të hidhet dritë mbi këtë ngjarje. Angazhimin e Arlindit e kanë marrë vesh kundërshtarët dhe i kanë kërkuar që të heshtte. Ai nuk heshti dhe kërkoi vazhdimisht të dinte pse s’po hidhte dritë mbi dëmtimin e pronës së babait të tij.

U është dhënë një mesazh duke kaluar me motor dhe duke drejtuar pistoletën. Nuk e dimë nëse pistoleta është bllokuar apo kanë dashur t’i japin vetëm një mesazh. Ata që e kanë shfaqur këtë video sot, ata janë autorët. Nëse e ka shfaqur policia, do të thotë që policia me veprime dhe mosveprime ka kryer krim”, theksoi Prençi në Euronews.

Atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, ku rreth orës 15:50 persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti me targa kroate, ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u vra në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u përplas për vdekje gjatë sulmit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Next Post
Unë vdiqa pa pasur faj!

Unë vdiqa pa pasur faj!

Comments 1

  1. Faslli Gania says:
    1 year ago

    Mbeti gomar tërë jetën ky Premçi ky KarLoqi ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In