• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me kallash ndaj Inez Hajrullajt/ Zbardhen emrat e skuadrës me 8 anëtarë, mes tyre edhe Fatmir Hyseni ose “Doqja” i Vlorës

by Java News
06/12/2019 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skuadër e përbërë nga 8 anëtarë, dhe e mirë-organizuar në logjistikë dhe armatim, në datën 10 maj 2019 në Vlorë, ka tentuar të vrasë në një atentat mafioz pranë kompleksit “Oslo”, Inez Hajrulla. Grupi ka vepruar me role paraprakisht të ndara, ku tre kanë qenë në grupin e zjarrit, dhe pesë në rolin e vëzhguesit të objektivit dhe ndihmësit për largimin e autorëve nga vendngjarja. Shtatë persona nga kjo skuadër momentalisht janë arrestuar, ndërsa një person i tetë, i quajtur Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose “Doqia” i Vlorës dhe pjesë e grupit të zjarrit është shpallur në kërkim. Në mëngjesin e 10 Majit 2019 Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre.

Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër. Sot kur janë mbushur 10 muaj nga kjo ngjarje, prokuroria dhe policia e Vlorës kanë identifikuar 8 persona si pjesëmarrës në këtë atentat, ku momentalisht 7 janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa personi i 8 dhe kryesori i kësaj skuadre, është shpallur në kërkim. Katër prej këtyre personave si të implikuar në këtë atentat, janë arrestuar në datën 15 nëntor 2019, të cilët quhen Albano Goxhaj nga Fieri, Ardjan Ahmeti Tirana, Dejvison Serjani menaxher i një klubi nate të njohur në Tiranë si dhe Daut Elmazi, ky i fundi nipi i Armando Sulejmanijt ose “Çipurit” që momentalisht ndodhet në burg.

Ndërsa dy ditë më parë në Vlorë është prangosur Xheladin Merko, person që dyshohet se ka ndihmuar grupin e zjarrit, të largohet dhe përkrahur autorët, pas krimit dhe djegies së makinave. Operacioni policor “Gjurmimi” është shtrirë deri në Itali, ku pikërisht në këtë shtet, janë arrestuar Gentian Dauti vs Zoto dhe Igli Sulioti vs Memaj. Për të dy këta persona momentalisht nga ana e prokurorisë së Vlorës është dërguar letër-porosi në Itali, me qëllim ekstradimin e tyre në Shqipëri. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës. Ky person momentalisht nuk është mundur të arrestohet nga policia e Vlorës, ndërkohë që emri i Fatmir Hysenit, rezulton në kërkim edhe për ngjarjen e vrasjes nga klani “Duka”, të ish-policit Santiago Malko në Tiranë, mikun e Ervis Martinaj. Zbulimi në këto dy ngjarje kriminale në Vlorë dhe Tiranë, ka bërë që për Fatmir Hysenin tashmë të jenë lëshuar dy vendime arrestimi, nga gjykata e Vlorës dhe ajo e Krimeve të Rënda në Tiranë. Por për Hysenin dhe skuadrën e tij bien dyshime të forta se kanë qëlluar edhe mbi Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caci në Durrës, por ende nuk ka një urdhër-arresti për këtë ngjarje.

Sipas dinamikës së atentatit ndaj Hajrulla, të ndërtuar nga prokuroria e Vlorës tre persona që dyshohet të jenë grupi i zjarrit janë Fatmir Hyseni, Gentian Dauti dhe Igli Memaj. Ndërsa 5 personat e tjerë janë në rolin e vëzhguesit dhe ndihmësit të tre personave që janë afruar dhe kanë qëlluar. Në dosjen hetimore thuhet se:”…personat e mësipërm veprojnë në disa qytete si vrasës me pagesë. Për realizimin e vrasjes, këta persona pasi marrin porosinë, organizohen dhe hyjnë në veprim me Igli Memaj dhe Gentian Dautaj, të cilët pasi mbajnë në vëzhgim për disa ditë personat objekt sulmi dhe pasi studiojnë lëvizjet e tyre, organizojnë vrasjen. Për të kryer vrasjen ata marrin makina të vjedhura nga lidhjet e tyre në zonën e Fushë-Krujës. Pas çdo krimi të kryer, ata e djegin automjetin me qëllim zhdukjen e provave dhe largohen në këmbë ose me automjete të tjera, që i presin në afërsi të vendit ku kanë planifikuar djegies e automjetit…”.

Zbulimi i këtyre emrave tregon edhe një herë tjetër se atentati ndaj Hajrulla, është kryer si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë, luftë kjo që është ndezur prej disa vitesh dhe nuk dihet se ku do përfundojë. Policia dhe prokuroria e Vlorës e lidhin këtë atentat me ngjarjen e 17 shkurtit 2019, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos lehtë Armando Sulejmani ose “Çipuri”. Ky i fundit në 17 shkurt 2019 i shpëtoi një atentati mafioz me 78 plumba kallashnikovi, ku vetë Çipuri mori dy plumba në këmbë ndërsa dy personat që e shoqëronin në makinë, Arjan Hasanaj dhe kunati i “Çipurit” Resti Rexho janë bërë shoshë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30, kur lagjia e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është përfshirë në “luftë”, pasi të shtëna të shumta armësh, janë dëgjuar në rrugën “Dhimitër Konomi”, aty ku po udhëtonin me një mjet tip “Passat” tre personat Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe Armando Sulejmani. Pikërisht në këtë atentat “Çipuri” ka qëlluar plot 6 herë me një pistoletë prodhim amerikan me mulli të tipit “Magnum SW 357 SMITH WESON”. Për këtë armë, Armando Sulejmani është arrestuar dhe vijon të jetë ende në burg. Goditja frontale për të eliminuar “Çipurin”, ngriti dyshime të forta, se atentati ishte mirë organizuar nga anëtarët e grupit rival. Katër muaj nga ky atentat me 78 plumba, në kompleksin “Oslo” sulmohet me dy kallashnikovë për tu vrarë Inez Hajrulla. Autorët largohen përmes Vlorës, përballë bashkisë, dhe askush nuk i ndalon, megjithëse përplasen me një automjet të rastit. Sot dhjetë muaj pas kësaj ngjarje 7 persona janë arrestuar dhe një i 8-të, Fatmir Hyseni është shpallur në kërkim./ shqiptarja.com

Fatmir Hyseni alias Elidon Musaj, Gentian Dauti ,Igli Memaj alias Sulioti

g.kosovari

Next Post
Basha me banorët në Durrës: Të rritet numri i vlerësuesve, njerëzit ndihen të pasigurt

Basha me banorët në Durrës: Të rritet numri i vlerësuesve, njerëzit ndihen të pasigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

August 19, 2026
Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

August 19, 2026
Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

August 19, 2026
Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

August 19, 2026
Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

August 19, 2026
Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

August 19, 2026
Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

August 19, 2026
Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

August 19, 2026
Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com