• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati me armë zjarri në Durrës, policia jep detajet e para për ngjarjen

by Java News
01/11/2019 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja teksa udhëtonte me makinë në Mbiklalimin e Shkozetit. Policia thotë se rreth orës 16:30 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me targë AA 333 ZD që drejtohej nga prokurori Arjan Ndoja.

Policia thotë se për pasojë janë plagosur prokurori Arjan Ndoja 44 vjeç, A.L., 48 vjeç, dhe A.M., 30 vjeç.

Ky i fundit, 30-vjeçari me inicialet A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën, mes të cilëve edhe prokurori.

“Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli”, thuhet në njoftimin paraprak.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Durrësit dhe Policia e qytetit bregdetar.

“Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112”, thotë policia duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët policia nuk shprehet nëse janë identifikuar apo jo.

Next Post
Shihni çfarë bëjnë shqiptarët në burgjet angleze. Foto brenda qelive

Shihni çfarë bëjnë shqiptarët në burgjet angleze. Foto brenda qelive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com