• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati mafioz në Sukth/ Dyshimet për vajzat që takuan viktimat, zbardhen dëshmitë

by A R
27/04/2017 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja mafioze e Ervin Dalipaj dhe shokut të tij Juxhin ose Xhino Dauti nga Vlora, ka qënë e mirëstudjuar nga personat që kanë marrë përsipër kryerjen e këtij ekzekutimi. Në një analizë provash të mbledhura brenda këtyre 48 orëve nga policia dhe prokuroria e Durrësit, është arritur në konkluzjonin se në këtë vrasje mund të kenë marrë pjesë më tepër se tre persona. Grupi hetimor që drejtohet nga prokurorët Agron Gjana dhe Drini Pali, ende nuk ka qartësuar se kush ishte objektivi i këtij atentati, pasi të dy viktmat Ervin Dalipaj dhe Xhino Dauti, kanë qënë me hasmëri, për shkak se janë akuzuar për vrasje. Vlonjati Juxhin Dauti për ekzekutimin e Fatjon Banit dhe Dalipaj për ekzekutimin e Gazmend Çollakut.

Të dy nuk kanë pranuar krimet për të cilat janë akuzuar. Nga ana tjetër prokuroria dhe policia e Durrësit është mundur të mësojë diçka më tepër mbi rolin dhe pozicionin e dy vajzave në këtë vrasje. Dy vajzat të moshës 23 dhe 24 vjeç janë dëshmitaret e fundit që janë takuar me dy viktimat. Ato janë shoqëruar në polici, duke u marrë në pyetje përgjatë gjithë natës,të cilat në deklarimet e tyre kanë pohuar se qëllimi i takimit me Juxhin Dautin ka qënë për ti rregulluar makinën në një servis pranë autostradës, dhe për ti kërkuar atij që ti ndihmonte të kalonin automjetin tip “Smart” në pikën e kolaudimit. Vajzat kanë treguar se nuk e njihnin fare Ervin Dalipaj, dhe se gjatë takimit me ta dhe momenteve të drekës, ai i është prezantuar me një emër tjetër.

”Kemi lënë makinën në servis dhe jemi larguar me makinën tip “Audi” drejt një lokali ku kemi qëndruar për drekë, në pritje deri të rregullimit të makinës në servis. Ne njihnim vetëm Juxhinin, ndërsa personi tjetër na është prezantuar me një emër tjetër dhe na tha se ishte emigrant në Itali”-kanë deklaruar dy vajzat.

Këto të fundit janë pyetur në polici nëse kishin parë persona të dyshimtë apo nëse kishin vënë re ndonjë makinë që i ndiqte nga pas, gjatë kohës kur kanë qënë në shoqërinë e shtetasve Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti, por ato janë shprehur se s’kanë vënë re asnjë gjë të dyshimtë.Pavarësisht këtyre deklarimeve, grupi i hetimit ka ngritur dyshime se ato mund të jenë përdorur si karem nga pala kundërshtare, skemë kjo si ajo e vrasjes së shtetasit Marsel Sotirit në muajin tetor 1998 në Durrës, ku e dashura e Klodian Saliut u përdor nga Banda e Durrësit si karrem për ta futur Sotirin në pritë.

Policia thotë se vajzat mund të kenë mbajtur në shoqëri dy viktimat, ndërkohë autorët kanë qëndruar në distancë, për ti qëlluar në një moment të shkujdesur. Të dyja vajzat në mëngjesin e djeshëm janë lënë të lira nga policia e Durrësit, ndërkohë i janë mbajtur si provë materiale aparatet e telefonit.Telefonat e tyre pritet ti nënshtrohen një ekzaminimi të plotë me shpresën se mund të gjendet kontakte apo foto të viktimave të dërguara tek persona të tjerë.

Nëse policia arrin të gjejë kontakte të dyshimta apo biseda me persona të tjerë që tregojnë vendodhjen e dy personave, atëherë policia dhe prokuroria e Durrësit do të provojnë implikimin e dy vajzave në këtë vrasje.Ndërkohë drejt ekspertimit janë dërguar dhe aparatet e telefonit të dy viktimave,për të mësuar rreth komunikimeve që ata kanë pasur para se të ekzekutoheshin.

Frika nga hakmarja, fshihen pamjet filmike

Pronari i servisit, “shkul” serverin e kamerave të sigurisë

Megjithëse zona ku është bërë ekzekutimi i Ervin Dalipaj dhe shokut të tij, Juxhin Dauti është e mbuluar me biznese që survejohen nga dhjetëra kamera, prokuroria ka mundur të sekuestrojë vetëm një video, që tregon momentin e largimit të automjetit. Makina prej nga është qëlluar 32

herë me kallashnikov drejt dy personave është e tipit “BMW X5” dhe se ajo është kapur teksa lëviz me shpejtësi.Nga ana tjetër policia ka kërkuar kamerat e sigurisë të servisit ku vajzat dhe dy viktimat kanë shkuar për të tërhequr makinën tip “Smart”. Pronari i servisit, ska pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor, pasi u ka deklaruar se biznesi i tij është I rrethuar me kamera sigurie, por ai nuk ka të instaluar një server që mban në ruajtje pamjet filmike.Policia dyshon se serveri është zhdukur menjëherë pas vrasjes nga pronari i servisit, nga frika e një hakmarje të mundshme kundër tij, nga autorët e krimit të rëndë. Pavarësisht kësaj grupi i hetimit megjithatë shpreson të grumbullojë filmime të tjera sigurie nga kontrollet që po ushtrohen në disa biznese përgjatë rrugës dytësore të Sukthit. Në këtë mënyrë, hetuesit shpresojnë të bien në gjurmët e dy automjetet në të cilat ndodheshin vrasësit e Dalipajt dhe Dautajt. Automjetet njëra “X5” dhe tjetra “Audi” janë përshkruar nga dëshmitarë okularë që panë skenën, se si u zbrazën breshëritë e automatikut mbi dy shokët. Në versionin zyrtar policia thotë se ka sekuestruar 32 gëzhoja dhe një predhë si edhe valutë në euro.Sipas policisë të dy viktimat janë qëlluar në një distancë të afërt, gati 2 metra largësi. Ata janë përshkuar nga disa plumba, ku vetëm Ervin Dalipaj ka pasur në trup 12 të tillë. Dalipaj dhe Juxhin Dauti janë përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit.

Serveri

Pronari i servisit, ska pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor, pasi u ka deklaruar se biznesi i tij është I rrethuar me kamera sigurie, por ai nuk ka të instaluar një server që mban në ruajtje pamjet filmike.

Ish-polici me pistoletë në brez, ja fotoja e masakrës

Distanca e afërt e sulmit, ka sjellë masakrimin me plumba të dy personave. Dalipaj u gjet i mbështetur në prehërin e Dautit

Distanca e afërt, prej gati 2 metra nga është qëlluar me kallashnikov drejt Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, ka bërë që këta të fundit të gjejnë vdekjen e menjëhershme.Madje ish-oficeri i policisë Ervin Dautaj, nuk ka mundur të bëjë asnjë reagim, edhe pse kishte në brez një pistoletë të paisur me 15 fishekë. Dalipaj dhe Dauti, kanë qënë të dy në vendin e parë të makinës, ndërkohë pas marrjes së plumba Dalipaj ka rënë me kokë në prehërin e Dautit. Në një foto të publikuar nga “Shqiptarja.com” Dauti duket që qendron pa lëvizur nga sedilja, për shkak se është i lidhur me ripin e makinës. Ndërsa Dalipaj është rrëzuar me kokë në prehërin e tij. Të dy viktimat janë fotografuar pak sekonda pas atentatit, ndërkohë që e gjithë pjesa para, është e mbuluar në gjak.Gjatë kontrollit të makinës dhe dy trupave të pajetë, policia gjeti një armë pistoletë në trupin e Dalipaj dhe 5 mijë euro. Ndërkohë 2 mijë euro janë gjetur në trupin e pajetë të Juxhin Dautit. Sipas policisë ky i fundit kishte vetëm 4 ditë që ishte kthyer nga Italia, pasi pikërisht në këtë shtet qëndronte.Nuk dihet se çfarë i ka lidhur bashkë Dautin me Dalipaj, por ajo që deklaron policia është se automjeti luksos tip “Audi 8s” ishte në pronësi të një personi tjetër.

Automjeti i Ergys Hoxhës

Automjeti tip “Audi 8s” me targa “AA 111 OI” që u bë shoshë nga plumbat e kallashnikovit, nuk i përkiste ish-oficerit të policisë Ervin Dalipaj, por një personi tjetër. Burime policore thanë se automjeti është në pronësi të shtetasit Ergys Hoxha, person ky që njihet për mbajtjen e makinave luksoze dhe të blindura në vend. Shpesh herë tek Ergys Hoxha, ka marrë me qërra makina të blindura edhe qeveria shqiptare, në rastet kur i është dashur shoqërimi i delegacioneve të huaja. Mësohet se automjeti luksoz i sekuestruar tashmë si provë materiale, ishte marrë me qëra nga Dalipaj tek shtetasi Ergys Hoxha. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ai, ku gjatë marrjes në pyetje nga policia e Durrësit, ai ka pohuar se automjetin ja kishte lëshuar me qëra një personi tjetër, por nuk dinte se makina përdorej nga i kërkuari nga drejtësia Shqiptare, shtetasi Ervin Dalipaj. Sipas policisë, Ergys Hoxha, një vit më parë i kishte dhënë me qëra dhe një automnjet tip foristradë të blinduar, shtetasit tashmë të vrarë, Elton Çiçës. Ky i fundit nga frika e hakmarjes dhe rënies në një atentat me armë, kishte marrë masa, duke u siguruar me një automjet të blinduar. Por në fakt vrasësit e qëlluan pikërisht ambjentet e një lokali në zonën e ish-bllokut dhe jo kur ndodhej brenda në makinë.Ndryshe nga fuoristrada e Çiços që ishte e blindur, Dalipaj lëvizte ditën dhe natën, nga një “Audi8s” që nuk ishte i blinduar. Plumbat e kallashnikovit e kanë shpuar të gjithë kabinën e automjetit duke i marrë jetën dy personave që ndodheshin në të, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.

Fotoja

Në një foto të publikuar nga “Shqiptarja.com” Dauti duket që qendron pa lëvizur nga sedilja, për shkak se është i lidhur me ripin e makinës. Ndërsa Dalipaj është rrëzuar me kokë në prehërin e tij.

Vendimi i prokurorisë

Vrasja e Ervin Dalipaj pushohet akuza për vrasjen e Gaz Çollakut

Vrasja e Ervin Dautaj, do sjellë automatikisht pushimin e akuzave kundër tij për “Rrëmbimin, torturimin dhe më pas vrasjen” e Gazmend Çollakut si dhe “Armëmbajtjes pa lejë” që prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur kundër tij. Kjo dosje është në fazën e gjykimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por do jetë prokurori Besnik Muçi, ai që do pushojë akuzat për Dalipaj.Çështja do vijojë vetëm me një të pandehur siç është Denis Shtraza, i cili nuk e ka pranuar akuzën e prokurorisë.Shtraza thotë se ka qënë në Tiranë, ditën e krimit, por policia dhe prokuroria pretendojnë të kundërtën.

Pas shoqërimit në polici të Denis Shtrazës dhe Ervin Dalipaj,këtyre të fundit i janë sekuestruar 9 aparate telefonike dhe automjeti tip “Mercedes Benz Ml”.Foristrada i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm fizik në mëngjesin e 7 janarit 2016, ku janë gjetur 9 aparate telefonike, dhe mësohet se dy prej tyre i ka pranuar se i ka pasur i arrestuari Denis Shtraza dhe 7 të tjerët ish-efektivi i policisë Ervin Dalipaj. I pyetur nga policia për praninë e kësaj sasie të tepruar të telefonave në makinë,Dalipaj ka pohuar se dy i përkisnin atij, të tjerët i ishin të shokëve të tij, por që ishin haruar në makinë prej tyre. Kontrolli është pasqyruar në një procesverbal, dhe se në këtë kontroll ka qënë i pranishëm dhe Dalipaj, i cili ka firmosur procesverbalin dhe se ka qënë dakort me sendet e gjetura dhe sekuestrura nga policia.

Konflikti/Familja ka marrë mesazhe kërcënuese

Dalipaj i frikësohej hakmarjes vajzën e gruan e strehoi Elbasan

Ervin Dalipaj, ka filluar ti ndruhet një hakmarje të mundshme, pas dërgimit të disa mesazheve në familjen e tij, se do hakmereshin për gajkun e Gazmend Çollakut.Frika nga hakmarja atij i është shtuar akoma dhe më tepër, kur në Durrës persona të pa identifikuar kanë sulmuar me kallashnikov banesën e shtetasit Denis Shtraza, duke lënë një fëmijë të plagosur. Prej kësaj dite, Dalipaj ka filluar të marë masa, ku gruan dhe vajzën e tij 7-vjeçare e ka çuar në Elbasan, tek prindërit e nuses. Ndërkohë që vetë qëndronte i fshehur në banesa të ndryshme të mara me qëra dhe hotele, si në Vlorë, Tiranë dhe zona periferike të Durrësit.Dalipaj kurrë se ka pranuar vrasjen e Çollakut duke pohuar se në dosje ishin manipuluar provat hetimore. Por çfarë ka ndodhur? Vrasja e Gazmend Çollakut u krye në vazhdën e një seri krimesh në qytetin e Durrësit, ku disa prej tyre janë ende të pazbardhura.

Në atë periudhë prokurorë e policë,kanë zhvilluar disa analiza hetimore me qëllim zbardhjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, pasi në këtë krim vrasësit kishin përdorur uniforma policie. 20 ditë nga sekuestrimi i automjetit të Dalipaj dhe kontrollit fizik i makinës së tij, dy oficerët e Durrësit që kishin marrë në dorë dosjen,e kanë parë të nevojshme të kryejnë një tjetër kontroll fizik të automjetit tip foristradë “Benz Ml”, e cila ndodhej e bllokuar në ambjentet e komisariatit, që prej mesnatës së 6 janarit 2016. Kontrolli është kryer me urdhër të prokurorit, i cili ka miratuar kërkesën e oficerëve për të ushtruar një kontroll të dytë në këtë makinë, ku kanë asistuar ekspertë të policisë shkencore si Artur Mali, Aleksandër Bushati, Arben Nano, specialisti i krimeve Rebani Farruku dhe Lorenc Dervishi. Në këtë kontroll nuk kanë qenë prezent Dalipaj dhe Shtraza. Pikërisht në këtë verifikim është gjendur dhe prova gjenerale, njolla gjaku në disa sende,që çuditërisht nuk u gjetën nga oficerët e policisë së Durrësit në kontrollin e parë të automjetit.Pas ekzaminimeve të njollave të gjakut, policia tha se ato korrespodonin me gjakun e viktimës të Gazmend Çollaku.

Provat gjenerale

Pikërisht në këtë verifikim është gjendur dhe prova gjenerale, njolla gjaku në disa sende, që çuditërisht nuk u gjetën nga oficerët e policisë së Durrësit në kontrollin e parë të automjetit. /a.m.

Next Post
OVL-UÇK në protestë për lirimin e Haradinajt

FOTOT/ Në pritje të vendimit për Haradinajn, policia franceze blindon gjykatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In