• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati mafioz, dyshimet e bashkëshortes së Cukut, çfarë i tha ajo vrasësit para krimit

by A R
09/04/2017 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ekzekutimit të ish-kryepolicit Artan Cuku në hyrje të pallatit ku banonte në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë, gazetari investigativ Artan Hoxha rindërton të gjithë skemën e krimit dhe pohon se vrasësi është një dhe ka vepruar i vetëm për të finalizuar aktin makabër që kishte marrë përsipër.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, gazetari Hoxha thotë se një person i dyshimtë është parë nga bashkëshortja e Cukut në hyrje të pallatit, madje ajo ka folur më të.

“Duke u kthyer në banesë ajo ka parë një person në sheshpushimin e pallatit. Ka qenë një person me kapele, i ka folur dhe i ka thënë se çfarë bënte aty”,- thotë Hoxha.

Po sipas tij, ky person me kapele është edhe ekzekutori i vetëm, personi që ka qëlluar mbi Cukun në momentin që hynte në ashensor.

“Sapo Cuku ka hyrë në ashensor është qëlluar me armë, është dëgjuar një e bërtitur janë 8 të shtëna. Janë sekuestruar 8 gëzhoja në vendngjarje. 6 i përkasin një arme të kalibrit 7,65 mm. Kjo nuk hyn tek armët e luksit por është e fuqishme, vjen pas kallashnikovit. 4 plumba I ka marrë në gjoks, një në kokë që dyshohet se është fatali dhe një tjetër ka qënë bosh. Në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja të një kalibri tjetër 9 mm”, theksoi gazetari.

EKZEKUTIMI
Gazetari Hoxha ka sqaruar se Artan Cuku me bashkëshorten e tij dhe fëmijët e vegjël janë kthyer në mbrëmje, përpara se të ndodhte krimi, në banesë. Ka qenë bashkëshortja e tij ajo që është ngjitur e para në shtëpi, ndërsa Artani është kthyer në një prej supermarketeve që ndodhet në afërsi të pallatit. Gruaja ka përshëndetur autorin dhe është ngjitur në banesë.

Më pas, siç tregon Hoxha, Artan Cuku ka hapur derën prej xhami të hollit të pallatit, ka shtypur ashensorin, ka hyrë në ashensor dhe sapo ka hyrë është qëlluar me armë.

“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 8 gëzhoja. 6 i përkasin një arme TT dhe 2 një arme tjetër. 5 prej këtyre kanë përfunduar në trupin e Artanit, katër në gjoks dhe një në kokë. Të shtënat janë nga hyrja, nga sheshpushimi në drejtim të ashensorit. Ka pasur komunikim dhe konflikt mes të ndjerit dhe autorit të vrasjes”, ­ tha Hoxha.

Gazetari i “News 24” shton se dy gëzhojat e tjera të gjetura në vendin e ngjarjes dhe jo në trupin e viktimësjanë të kalibrit 9 mm dhe mund t’i përkasin një arme të tipit “Beretta”.

Dyshimi është kush e ka përdorur këtë pistoletë? Nga filmimet dhe kontrollet e zonës rezulton të kemi të bëjmë vetëm me një ekzekutor që ka ikur në këmbë, jo me motor e biçikletë. Ka ikur në këmbë në
drejtim të sheshit “Willson”, një zonë shumë e populluar. Këto dëshmojnë që kemi të bëjmë me një vrasës profesionist, jo me një vrasës që e ka për herë të parë këtë punë. E ka goditur në fund në kokë, për tu siguruar që viktima nuk shpëton i gjallë. Edhe pse mund të duket si një vrasje e pakujdesshme, për shkak se nuk është përdorur silenciator, është një ngjarje e menduar mirë”, – shprehet gazetari Hoxha.

Ai shton se veshja e autorit nuk të lë mundësinë e identifikimit, për shkak të mbajtjes së kapeles. Sa i takon gëzhojave të pistoletës tjetër, drejtimi i qitjes është në krahun e kundërt të armës së parë.

“Fakti që predhat e kalibrit 9 mm nuk janë në skenën e krimit lënë vend që të dyshohet se veç autorit në vendin e ngjarjes ka qenë dhe një armë tjetër. Ekzekutori është një i vetëm. Të tilla vrasje bëhen
me pagesë apo janë vrasës që e bëjnë për shkak të një detyrimi që i ka pala tjetër. Policia dhe prokuroria kanë disa pista. Edhe pse ai nuk ishte në detyrë, vrasja ngelet për shkak të detyrës”, ­ tha
ndër të tjera Artan Hoxha në lidhje me këtë ngjarje./a.m.

Next Post
Preparati që eliminon rrudhat pranë syve

Preparati që eliminon rrudhat pranë syve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

“Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

December 7, 2025
Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

December 7, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

December 7, 2025
Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

December 7, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

December 7, 2025
Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

December 7, 2025
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

December 7, 2025
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In