• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Atentati mafioz me dy të vdekur, mjeti nuk ishte në emrin e Dalipajt”

by A R
25/04/2017 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja mbi atentatin e ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Artan Hoxha tha se në atentat janë përdorur mbi 50 plumba, ndërsa mjeti drejtohej nga Ervin Dalipaj.

Hoxha sqaroi se Daliaj ishte në kërkim që prej 26 janarit 2016, si i përfshirë në vrasjen e Gazmend Çollakut i cili u gjet i vrarë dhe i lidhur këmbë e duar.

Gazetari tha se në natribanin që u gjet i lidhur Gazmend Collaku janë gjetur gjurmë gishtash të cilat dyshohet se janë të Ervin Dalipaj.

“Është ende herët për të folur dhe të mësuar se nga ka ardhur vdekja e tyre. Dyshohet se janë përdorur 50 plumba. Kur ka ndodhur ngjarja ajo që bie në sy është se drejtuesi i mjetit ishte Dalipaj. Ish oficeri i policisë ka qenë në kërkim që prej 29 janarit 2016 për shkak të atentatit që iu bë Gazmend Çollakut, i cili u gjet i lidhur këmbë e duar, pra ishte një ‘vrasje mesazh’. Gjatë hetimit u gjet se natribani me të cilin ishte lidhur Collaku u gjetën gjurmë gishtash. Dyshohet se gjurmët janë edhe të Ervin Dalipajt, sipas Prokurorisë. Nuk dihet ende nëse Dalipaj është pjesë e ngjarjes, pasi ai nuk ka shkuar në gjykatë. Ai mendonte se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Kemi të bëjmë me një drejtues policie që edhe vetë nuk kishte besim tek drejtësia”- tha Hoxha.

Ai gjithashtu tha edhe detaje lidhur me automjetin “Audi” që drejtohej nga Dautaj dhe se në emër të kujt është targuar dhe i është prerë siguracioni. “Mjeti ka hyrë në korrik 2016 dhe është targuar, pra ka një pronar. Bëhet fjalë për një ‘Audi S8″ prodhim i vitit 2014, që është llogaritet të ketë një vlerë mbi 50 mijë euro. Një detaj interesant është se mjetit i është bërë edhe siguracioni në emër të një shtetasi, për të cilin mund të them vetëm inicialet E.H”, – sqaroi Hoxha.

Ai tha se distanca mes makinave të viktimave dhe autorëve nuk ka qenë më shumë se 15 metra, ndërsa automjeti i viktimave ka mbetur në autostradë, pasi ka dalë nga rruga dytësore.

“Distanca mes mjeteve nuk është më shumë se 15 metra. Automjeti ka mbetur në autostradë nga rruga dytësore. Autorët kanë qenë të mirëinforomuar për lëvizjet e autorëve. Mjeti që kanë lëvizur viktimat është një mjet i shtrenjtë dhe është në emër të një personi që merret me makina, dhe nuk rezulton në emër të Ervin Dalipaj”- u shpreh Hoxha.

Artan Hoxha thotë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, pasi ata kanë qenë të mirëinformaur për lëvizjet e autorëve dhe për arritjen e objektivit.

“Synimi i autorëve është gjithmonë tek drejtuesi i mjetit më parë. Por ata kanë zgjedhur një armë të fuqishme si kallashnikovi. Të shtënat kryesisht janë në pjesën e pasme të mjetit. Aksioni është bërë në lëvizje. Dyshohet se në trupin e Ervin Dalipajt janë mbi 20 plagë. Kjo tregon se sa të përgatitur kanë qenë autorët për të arritur objektivin. Kamerat do zbulojnë nëse kemi të bëjmë me dy automjete. Kur është goditur drejtuesi në fillim, mjeti ka rrëshqitur nga rruga dytësore në autostradë. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, pasi jo të gjithë janë në gjendje të bëjnë të tilla krime”- tha Hoxha.

Ai gjithashtu vuri në dukje se me rritjen e krizës politike në vend është rritur edhe niveli i kriminalitetit, si atij ordiner, ashtu edhe atij të organizuar.

Next Post
9 të arrestuar pas një operacioni anti-xhihadist në Barcelonë

9 të arrestuar pas një operacioni anti-xhihadist në Barcelonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In