• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati/ Çfarë fsheh miku i Patës, dëshmia që nuk bindi gjykatën

by Java News
25/11/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ari Alinani, personi që mbeti i plagosur teksa u ekzekutua me armë zjarri Nelgert Pata, u transportua ditën e djeshme në gjykatë me fashat e spitalit. Alinanit, pasi është përballur me togat e zeza ku nuk ka pranuar lidhjet me viktimën, gjykata i kanë dhënë masën e arrestit burg pa afat. Alinani, i cili ishte shofer në mjetin ku u ekzekutua Nelgert Pata, ka deklaruar se pa dy persona të armatosur me kallashnikov që qëlluan drejt tyre, por nuk mundi të identifikojë dot asnjërin. Ai ka folur në gjykatë, duke mohuar kategorikisht t’i ketë parë autorët.

“Unë isha në timon kur u alarmua Nelgerti. Nuk pata mundësi as t’i shoh e as të dal nga makina sepse në xhamin e pasagjerit ata nisën të qëllojnë dhe unë ula kokën të ruhesha nga plumbat. Kam mundur të dal nga makina e të iki me vrap, edhe pse i plagosur. Unë nuk kam dijeni fare që pasagjeri ka pasur probleme. Nuk di asgjë. Di vetëm që në këtë ngjarje edhe unë jam viktimë. Më lini të iki në shtëpi sepse jam sëmurë, siç më shihni edhe vetë”, u ka thënë ai trupit gjykues.

Po ashtu, edhe vetë avokati i tij ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, duke thënë se Alinani nuk ka lidhje me viktimën. Xhevahir Morina tha se klienti i tij nuk ka arritur të shohë asnjë nga autorët, sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt.

Alinani u arrestua nga Policia e Fierit lidhur me atentatin që ndodhi më 20 nëntor në lagjen “Afrimi i Ri”, Fier, për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se 39-vjeçari di informacione shtesë mbi atentatin, por nuk i tregon.

Nga ana e Policisë deklarohet se nuk është gjetur asnjë nga dy aparatet celularë që kishte në përdorim Pata. Dyshohet se ai i ka marrë me vete gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kur u sulmua me automatik. Gjatë zhvillimit të seancës, asnjë nga familjarët e Alinanit nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa vetë 39-vjeçari duket në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me ekzekutimin e Patës, pista kryesore e ngritur nga grupi hetimor është ajo e hakmarrjes për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes dy grupeve nga Tepelena, të Elton Çiçës dhe Jani Alisë, i cili është në kërkim për vrasjen e Çiçës.

Kjo makinë që shihni më poshtë në foto, në të cilën u qëllua Nelgert Pata ka nxjerrë zbuluar dëshminë e Ari Alinanit, që ditën e atentatit gjendej në drejtimin e saj.

Makina-Nelgert Pata39 –vjeçari ka deklaruar para hetuesve se Patën e njihte vetëm prej 3 ditësh, në kohën kur ai ishte zhvendosur nga Tirana në Fier. Por hetimet zbuluan se makinën tip Volkswagen, Alinanit ia kishte dhuruar 34 – vjeçari nga Memaliaj, shkruan “TV Klan”. Ai e kishte blerë atë disa kohë më parë dhe ia kishte dhënë mikut të tij.

Kjo nuk është prova e vetme e njohjes mes tyre. Edhe tabulatet telefonike kanë vërtetuar komunikimin e vazhdueshëm mes tyre. Hetuesit dyshojnë se Ari Alinani ka informacione mbi konfliktet e Patës dhe se mund të ketë të dhëna të vlefshme edhe për autorët e atenatit, apo porositësit e tij.

Prokurorët duken të bindur se ai ka dijeni edhe për arsyet pse viktima po qëndronte në Fier ditët e fundit të jetës së tij. Megjithatë, Alinani nuk ka pranuar të flasë. Por nisur nga këto prova, ai është arrestuar për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Nelgert Pata ishte zhvendosur prej mbrëmjes së të enjtes në Fier. Në Tiranë, të enjten ai kishte parë disa njerëz të dyshimtë pranë lokalit ku po qëndonte, në zonën e ish – parkut të autobusëve.

Ky fakt e ka bërë atë që të largohet për t’u strehuar në Fier. Por sipas Prokurorise, personat qe e eliminuan, e kane ndjekur ate edhe gjate spostimit per ne Fier, ku kane organizuar edhe atentatin. Policia ka marrë në pyetje disa persona. Pista kryesore e hetimeve është ajo e konflikteve me grupin e Elton Çiçës, të vrarë më 1 Maj të këtij viti në një lokal në zonën e ish – Bllokut. Disa të afërm të tij mësohet se janë pyetur gjithashtu.

Nelgert Pata dyshohet se kishte marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Çiçës. Në makinën e tij të parkuar në hotelin ku qëndroi ditët e fundit të jetës në Fier, u gjetën dy kallashnikovë dhe një bidon me benzinë, çka i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ai po përgatiste një tjetër atentat. /ma.me

atentati-634x460

Next Post
Banorët e Abrisë “kryqëzojnë” Lladrovcin dhe Demakun, por shikoni shqipen

Banorët e Abrisë “kryqëzojnë” Lladrovcin dhe Demakun, por shikoni shqipen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In