• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ATENTATET/Ja lidhja mes vrasjes së Mehmetit dhe tritolit ndaj Brahimajt në Vlorë

by Java News
10/04/2017 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Elidon Mehmetit me 15 plumba mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe atentati ndaj Bashkim Brahimajt po në Vlorë, duket se kanë lidhje me njëra-tjetrën si ngjarje.

Kjo për faktin se djali i xhaxhit të Elidon Mehmetit, Ilir Mehmeti është arrestuar në shkurt të 2011-ës bashkë me Isuf Brahimajn, vëllai e Bashkim Brahimajt.

Të dy janë arrestuar pasi kishin krijuar një organizatë që merrej me shitjen e drogës në Leçe. Atyre iu është gjetur në atë kohë 300 kg marijuanë dhe 10 kg heroinë dhe i gjithë grupi përbëhej nga 21 persona.

Në vitin 2014-të është vrarë Isuf Brahimi, ndërkohë që ndaj vëllait të tij është bërë 3 herë atentat me eksploziv.

Policia po heton pistën e prishjeve të pazareve të drogës si shkak të këtyre vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në qytetin bregdetarë.

Mbrëmjen e djeshme është vrarë Elidon Mehmeti dhe po gjatë natës i është vendosur eksploziv Bashkim Brahimit.

Policia dhe Prokuroria po i hetojnë ngjarjet të ndara nga njëra-tjetra, por nuk përjashtohet mundësia që të dy atentatet të kenë lidhje.

Pavarësisht se është marrë në pyetje, Bashkim Brahimi nuk ka treguar emra, se kush mund të jenë personat që i kanë vendosur eksploziv.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me familjarët e Elidon Mehmetit të cilët kanë thënë në Polici se nuk kanë konflikte./shqiptarja.com

c.a

Next Post
Pronarët letër Gjykatës Kushtetuese: Po  merren vendime të pariparueshme

Padia në Kushtetuese, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të dënuarit të lejohen të votojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com