• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentatet që tronditën vendin, gazetari: Vrasja e 56 vjeçarit tek ‘Pallati me Shigjeta’ afër zbardhjes, Kristian Bardhi dyshohet se u nxor në pritë

by B K
14/01/2025 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa jemi ende në mes të muajit janar, vendi është tronditur nga disa atentate. I fundit ka qenë ai ndaj Kristian Markut, i cili u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 14 janarit 2025. Më 12 janar atentat iu bë edhe 56 vjeçarit Bujar Nasufi tek ‘Pallati me Shigjeta’, i cili u qëllua për vdekje në automjetin e tij, nga një person me motor, teksa po futej në shtëpi.

Lidhur me këto atentate gazetari Julian Kasapi, ka dhënë më shumë detaje, teksa ishte i ftuar në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’.

Ai tha se për atentatin tek ‘Pallati me Shigjeta’ policia është duke hetuar në disa pista dhe është drejt zbardhjes. Lidhur me atentatin ndaj Kristian Markut, gazetari tha se ku i fundit është më i vështirë për t’u zbardhur.

‘Për rastin e Bujar Nasufit, i cili u qëllua nga një person me motor policia ka thënë se kemi të bëjmë me konflikte pronësie, por mendoj se shumë shpejt policia do të arrijë që të bëjë diçka. Është fokusuar edhe tek pista të tjera hetimi. Por presim që policia ta zyrtarizoi këtë. Sa i përket rastit të Kristian Markut aty mendoj se është më e vështirë sepse ka të bëjë me një përplasje mes fiseve. Policia dyshon se Kristian Bardhi është nxjerr në pritë. Polica ka celularin e tij tashmë. Ai ishte në kërkim dhe si ka mundësi që nuk ishte ndaluar asnjëherë nga policia. Rasti i Bujar Nasufit, është një rast ku kamerat kanë kapur disa lëvizje të autorit dhe djegies së motorit, kurse në Vlorë s’ka kamera sigurie, edhe djegia e mjetit u bë në një zonë ku nuk ka kamera. Lloji i motorit mund të ndiqet nga ka ardhur, por do të shohim në vijim se nga ajo që di unë policia është shuëm afër zbardhjes’, tha ai.

Lidhur me autorët e atentateve, Kasapi tha se autorët e zgjedhin mirë vendin ku bëjnë atentatin dhe zgjidhen vende ku s’ka kamera.

‘Kemi persona të dyshuar që janë përfshirë në ngjarje të rënda dhe sot e kësaj dite janë në kërkim. Në Shqipëri ku të gjitha ngjarjet nuk kapen nga kamerat janë mirë të studiuara. Në autostrada ka dron policia që vë gjoba, por s’ka dron që të pikasen ata persona që kryejnë vrasje. Policia duhet të bëjë të mundur zbardhjen e tyre’, tha ai.

Sipas tij, autorët po përdorin të njëjtat skema, pas vrasjes së shënjestrës ata largohen nga vendi i ngjarjes pa u kapur nga policia dhe djegin mjetin.

Ai tha se numri i vrasjeve është më i madh në janar, pasi në këtë muaj kemi edhe kthimin e emigrantëve në Shqipëri.

‘Larja e hesapeve ndodh në janar, ku pjesa më e madhe që kanë konflikt me ligjin dhe me persona të tjerë kthen në Shqipëri. Po ashtu, edhe në verë ku shumica e emigrantëve vijnë për pushime. Ka raste pasi ndodh një krim autorët largohen të pa bezdisur dhe djegin automjetin e tyre dhe policia gjen automjetet e djegura dhe armë pa gjurmë gishtash’, tha ai.

Gazetari tregoi edhe se sa paguhet në Shqipëri një person për të bërë një vrasje.

‘Në biseda kemi parë që një ish-avokat si Bengasi paguante deri në 30 deri në 40 mijë euro për të prerë duart dhe këmbët gruas së tij, imagjino sa shkojë vrasjet ku shkohet deri në 1 milionë euro për të vrarë një person’, tha ai.

Next Post
“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”, Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”, Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

November 4, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In